Shkruan Milazim Krasniqi:
Sapo e shikova videon ku ambasadori Hill u ishte ekspozuar fyerjeve të rënda në Beograd.
Po e quanin vrasës, pedofil, çkamos. Ndërsa Hilli një ditë më parë po bënte përpjekje ta ndante disi përgjegjësinë e Serbisë nga Radojçiqi.
Siç e komentuam bashkë me Prof. Enverin në ëacap, kot e kanë amerikanët me Serbinë.
Jam i bindur se Serbia është dhe mbetet pansllave, fashiste, rusofile, putiniane, antiperëndimore.
Serbia është shtet kukull i shërbimeve sekrete ruse. Serbia është si pykë ruse në trupin europian, për ta përçarë.
Atë rol ka që nga Kongresi i Berlinit, luftërat ballkanike, Lufta e Parë Botërore, shpërbërja e ish RSFJ-së, gjenocidi në BeH e në Kosovë, lufta në Ukrainë.