×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Serbia dënon Shqiprim Arifin me rreth 500 euro pse vendosi flamurin kombëtar për 28 Nëntor

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, është dënuar me 55.000 dinarë (469.47 euro) nga Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë.

    Arsyeja e këtij dënimi, sipas Arifit, është vendosja e Flamurit Kombëtar në selinë e partisë të cilën e drejtoi deri në muajin shkurt, Alternativa për Ndryshim — dega Bujanoc, me rastin e festës së 28 nëntorit, ditës së Flamurit.

    “Gjykata në fjalë ka nxjerrë AKTVENDIM lidhur me vendosjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar në selinë e partisë tonë në Bujanoc, me ç’rast ky dënim përbëhet prej 5000 dinarëve ndaj meje si person përgjegjës në pozitën e kryetarit të partisë ‘Alternativa për Ndryshim’, ndërkaq 50.000 dinarë për subjektin politik që kam drejtuar deri në shkurt të këtij viti, kur është datuar edhe ky aktvendim”, ka thënë Arifi në një njoftim në Facebook, raporton Klankosova.tv.

    Ky aktvendim, sipas kreut të Preshevës, “është pjesë e kolazhit diskriminues dhe shkeljeve të drejtave sistematike individuale, kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.

    Më tej, ai lëshoi kritika ndaj Qeverisë së Kosovës, duke thënë se derisa përgatitjet e saj “janë në fazën finale për themelimin e ashtuquajturës ‘Asociacioni i komunave me shumicë serbe — Zajednica’ me kompetenca të plota ekzekutive, shqiptarëve në Luginën e Preshevës i mohohen të drejtat elementare njerëzore siç është vendosja flamurit kombëtar”.

    “Hapat e regresit të të drejtave të minoritetit shqiptar në Serbi kanë një funksion divergjence me të drejtat e minoriteve serbe në Republikën e Kosovës. Sa më shumë të drejta për serbet në Kosovë aq më pak të drejta për shqiptarët në Serbi”.

    “Deri kur?”, përfundoi kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Mbështetësit e Izraelit sulmuan një kamp proteste pro-palestinez në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos të mërkurën, derisa kryebashkiaku i New York...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Rritja e çmimeve të aksioneve dhe e vlerës së pasurive të paluajtshme po i bën zviceranët gjithnjë e më të pasur, të...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Në Shqipëri ka rreth 1,3 milionë njerëz, të moshës mbi 15 vjeç, të cilët punojnë me pagesë ose me fitim. Kjo shifër...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka treguar për rezultatet e qeverisjes së tij në ekonomi, punësim dhe...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SBASHK-ut të mbajtur sot para Qeverisë së Kosovës dhe kërkesat e...
    Sport01 Maj 2024
    Kampionet në fuqi të Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave, KH Istogu sot e patën ditë pikniku. Pikërisht më 1 maj,...
    Sport01 Maj 2024
    Krahas ndeshjeve gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve, këtë të enjte luhen edhe dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës, ligë kjo...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamaz, ka thënë se për katër vjet, punëtorët në Kosovë janë lënë...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Në Shqipëri ka rreth 1,3 milionë njerëz, të moshës mbi 15 vjeç, të cilët punojnë me pagesë ose me fitim. Kjo shifër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.