×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sëmundja nuk ndalet/ Maqedonia zgjat orarin e restoranteve dhe kafeneve

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Lokalet në Maqedoninë e Veriut më në fund po i rikthehen orareve të rregullta të punës, edhe pse nuk kanë të ndalur rastet e të prekurve me koronavirus.

    Qeveria mori vendim që oraret e restoranteve dhe kafeneve t’i kthehen orareve të zakonshme para pandemisë, dhe jo siç ishte deri tani të mbylleshin në orën 22.00. Vendimi erdhi në vazhdën e shqyrtimit të një propozimi nga Komisionit i Sëmundjeve Ngjitëse në Ministrinë e Shëndetësisë, ku parashikohej ndryshimi orarit të punës për kafenetë, restorantet dhe të gjitha objektet gastronomike.

    Ligji hyn në fuqi sot pas botimit ne fletoren zyrtare. Pjesa më e madhe e lokaleve mund të punojnë deri në ora 24:00, ndërsa disa të tjerë janë lejuar deri në ora 01:00 pas mesnate. Gjatë javës tjetër pritet të ketë vendim edhe për hapjen e kufijve pa kushte – pa testin për koronavirus dhe pa karantinën 14 ditore.

    Qeveria është shprehur optimiste se do të ketë vendim pozitiv edhe nga Komisioni për sëmundje ngjitëse. Ministria e Punëve të Brendshme sakaq njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin, 566 personave u është dhënë vendim për izolim.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Nëntor 2024
    Pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në tetor 2023, është shtuar mjaft numri i izraelitëve që kanë bërë kërkesë për të marrë...
    Bota/Rajoni02 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ka njoftuar në Facebook se mëngjesin e sotëm gjatë pazarit është sulmuar nga një person...
    Bota/Rajoni02 Nëntor 2024
    Donald Trump mund të hyjë në histori si presidenti i dytë amerikan që shërben dy mandate jo të njëpasnjëshme, nëse fiton zgjedhjet...
    Të tjera
    Vip02 Nëntor 2024
    Arioni dhe Diana kanë kaluar disa çaste romantike me njëri-tjetrin. Derisa Arioni po i dhuronte puthje Dianës, ata filluan të flasin edhe...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj ka vizituar sot Fushë Kosovën, ku ishte së bashku me kryetarin e degës së kësaj partie, Driton...
    Bota/Rajoni02 Nëntor 2024
    Sirenat u dëgjuan në Izraelin qendror dhe verior të shtunën derisa ushtria izraelite vazhdoi të godasë Libanin dhe Gazën, pasi bisedimet për...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Kryeministri ii vendit Albin Kurti ka publikuar sot fjalimin nga tubimi që ka mbajtur dje me bashkatdhetarë në Zvicër. Kurti përmes një...
    Kronika02 Nëntor 2024
    Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj dy vëllezërve nga Haraçina, të moshës...
    Bota/Rajoni02 Nëntor 2024
    Shoqata e Gazetarëve të Shqipërisë (AJA) është shprehur shumë e shqetësuar për ngjarjet në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë me ekipet televizive...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.