×
  • Lajme
  • Lajme

    Sëmundja “gjuha e kaltër“ dyshohet se ka prekur edhe Kosovën

    FrontOnline
    03 Gusht 2020

    Dy ferma në komunën e Shtërpcës dyshohet se janë të prekura nga sëmundja e kafshëve e njohur si “gjuha e kaltër”. Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i Agjencisë e Ushqimit dhe Veterinës, Lamir Thaçi.

    Kjo sëmundje nuk mund të bartet tek njerëzit, ndërsa të kafshët e bartin mushkonjat dhe rriqrat, por megjithatë nuk duhet të konsumohet mishi i shtazëve të prekura nga kjo sëmundje.

    Ajo shpërndahet tek kafshët, kështu që gjuha pas kafshimit të mushkonjave ose rriqrave i bëhet e kaltër, pas së cilës kafsha nuk mund të ushqehet dhe si pasojë e kësaj kafsha ngordh.

    Kjo sëmundje është prezentë në Maqedoninë e Veriut dhe AVUK sot ka marrë masën e ndalesës të kafshëve në komunat e brezit kufitar me këtë shtet ku përfshihet Dragashi, Prizreni, Shtërpca, Kaçaniku, Hani i Elezit, Ferizaj dhe Vitia.

    Thaçi: Kemi marrë menjëherë masat parandaluese

    “Nga njoftimi zyrtar i dhënë nga Republika e Maqedonisë Veriore mbi prezencën e sëmundjes gjuha e kaltër, ne menjëherë kemi marr masat e ndalesës së kafshëve nga Maqedonia në Republikën e Kosovës, dhe kemi marrë lajmërimet nga veterinaret e terrenit se kemi raste të dyshimta në komunën e Shtërpcës dhe komunat që janë në brezin kufitar me Maqedoninë dhe në bazë të vlerësimeve AVUK nga sot mori masat e ndalesës të kafshëve në komunat e brezit kufitar me Republikën e Maqedonisë ku përfshihet Dragashi, Prizreni, Shtërpca, Kaçaniku, Hani i Elezit, Ferizaj dhe Vitia. […] Sëmundja është më shumë një sëmundje ekonomike e cila prek kryesisht delet, më pak dhitë dhe shumë më pak gjethet dhe kjo sëmundje nuk përhapet tek njeriu. Si përhapës të kësaj sëmundje janë insektet apo mushkonjat…. deri më tani kemi dy raste të raportuara nga ana e veterinerëve të kontraktuara nga AVUK dhe inspektorët janë në terren duke e monitoruar situatën”, deklaroi Thaçi.

    Rastet e dyshuara me këtë sëmundje bën që AVUK të urdhërojë mbylljen e tregjeve të kafshëve, që edhe pse aktualisht janë të mbyllura me vendim qeveritar për shkak të pandemisë Covid-19, ato nuk do të mund të hapen pa kaluar edhe situata me sëmundjen “gjuha e kaltër”.

    Gjithsesi, me një mjekim adekuat kafshët që kanë shenja të kësaj sëmundjeje mund të mjekohen dhe të shpëtojnë.

    Edhe komunat tashmë obligohen që të caktojnë lokacionet për groposjen e kafshëve të cilët mund të ngordhin nga kjo sëmundje. Gjithashtu, autoritetet lokale duhet të dezinfektojnë fermat e prekura nga sëmundja “gjuha e kaltër”.

    Thaçi: Me mjekim adekuat, kafshët mund të shpëtojnë

    “Komunat janë të obliguara që të caktojnë lokacionet për groposjen e kafshëve të cilat mund të ngordhin nga kjo sëmundje po ashtu inspektorët në terren janë profesionistë të fushës dhe janë të obliguar të mjekojnë kafshët që kanë shenja klinike sepse me një mjekim adekuat kafshët mund të shpëtojnë dhe po ashtu ne nga ky moment i shpallim të mbyllura tregjet edhe pse edhe me vendim të qeverisë janë të mbyllura por për shkak të sëmundjes do qëndrojnë ta mbyllura derisa të kalojë kjo gjendje dhe po ashtu kërkohet që fermat e kësaj zonë të dezinfektohen”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Sonte, Hajdar Beqa, kandidati për deputet i PDK-së, përmbylli ditën me një takim të suksesshëm me banorët e Gurit të Kuq në...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës mbajti një tubim elektoral në Shtabin Zonal Topliqan-Jetë e Re dhe Grackë e Vogël, ku morën pjesë kryetari...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan mbajti sot një takim të rëndësishëm elektoral në Shtabin Zonal Zgjedhor Banullë-Qallapek, ku u...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.