×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi takohet me përfaqësues të Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot është takuar me përfaqësues të sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit, ku përfshihet edhe kërkesa e tyre për kompensim shtesë mbi pagën bazë në betejën kundër pandemisë COVID-19.

    “Sot gjatë ditës takova sindikatën e Shërbimit Korrektues të Kosovës me të cilët diskutuam për shqetësimin e ngritur për anashkalimin që po i ‘u bëhet për kompensimin shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e institucioneve shtetërore në betejën kundër pandemisë COVID-19”, ka deklaruar ministri Selimi.

    Gjatë këtij takimi, Selimi është njoftuar edhe me propozimet e Sindikatës lidhur me Ligjin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

    “Si ministër u zotova që shqetësimet e tyre do t’i adresojmë së bashku deri në arritjen e rezultateve të dinjitetshme për ShKK-në”, theksoi ai.

    Selimi tha se Shërbimi Korrektues i Kosovës gjatë pandemisë ka punuar me kapacitete të plota, ku sipas tij, vendimet e tyre parandaluese kanë treguar rezultat.

    “Falënderoj drejtorin, menaxhmentin, stafin dhe Sindikatën që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme gjatë pandemisë”, deklaroi ministri Selimi.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Si pasojë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Nga 141 zyrtarë publikë që nuk e kishin deklaruar pasurinë, tashmë vetëm 27 prej tyre nuk e kanë përmbushur këtë obligim. Drejtori...
    Lajme01 Qershor 2025
    Me afrimin e festës së Kurban Bajramit, Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë (AUV) u ka bërë thirrje të qartë qytetarëve të...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka deklaruar se kalimi në tregun e lirë për bizneset  do të ketë...
    Sport01 Qershor 2025
    Luis Enrique është një nga fituesit më të mëdhenj të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, pas triumfit historik të PSG-së. Ky...
    Lajme01 Qershor 2025
    Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve...
    Lajme01 Qershor 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim grabitje që ka ndodhur të shtunën në Obiliq. Sipas policisë viktima mashkull/k, punëtor në...
    Lajme01 Qershor 2025
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka bërë të qarta kundërshtimet e fuqishme të komunitetit të bizneseve ndaj vendimit...
    Lajme01 Qershor 2025
    Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka ngritur alarmin për situatën e rëndë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.