×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi në takim me Jahjagën: Të mbijetuarat e dhunës seksuale do të jenë në prioritetin tim

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Selim Selim, që ka qenë këshilltar i ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, sot e ka pritur në takim si ministër i Drejtësisë.

    Gjatë këtij takimi, ministri Selimi vlerësoi lartë kontributin e ish- presidentes Jahjaga, në Këshillin Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, njofton Klan Kosova.

    Selimi tha se prioritet i tij mbetet fuqizimi i Komisionit Qeveritar për verifikimin dhe njohjen e statusit për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, por edhe trajtimi, mbrojtja dhe mbështetja për viktimat e dhunës në familje.

    “Qasja në drejtësi mbetet e nevojshme për këto raste, andaj unë si Ministër i Drejtësisë do të bëj të pamundur që këto raste të trajtohen me prioritet”.

    Më tutje, ministri Selimi tha se është i rëndësishëm bashkëpunimi mes institucioneve të Kosovës dhe organizatave joqeveritare të cilat kanë në fokus trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe dhunës në familje.

    Ministri Selimi dhe ish- presidentja Jahjaga kanë folur edhe për fuqizimin e rolit të gruas, si dhe mbështetjen e grupeve të margjinalizuara në Kosovë.

    Ndërsa, Jahjaga falënderoi ministrin Selimi për gatishmërinë e ofruar për t’i dalë në ndihmë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe të ofrojë mbështetje për viktimat e dhunës në familje.

    facebook

    twitter

    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2025
    “Ajo është nesër, a po?” – tha shkurt Kurti, duke mos u përgjigjur sot në pyetjen e gazetarëve, nëse i kanë votat...
    Kronika18 Prill 2025
    Raportohet se një burrë është kanosur nga dy të tjerë, në Skenderaj. Policia përmes raportit 24-orësh bën të ditur se lidhur me...
    Lajme18 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë dhe kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka shfrytëzuar sot një prej pikave mobile të Qendrës së Transfuzionit për të...
    Të tjera
    Kronika18 Prill 2025
    Një burrë është arrestuar në Mitrovicë pasi që i njëjti kishte penguar një zyrtar policor në kryerje të detyrës. Policia bën të...
    Lajme18 Prill 2025
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur një një takim Vasfije Krasniqin. I pari i Prishtinës u shpreh se Vasfija...
    Vip18 Prill 2025
    Reperi i njohur, Fero i është rikthyer muzikës, duke publikuar dje këngën “A pe sheh”. Duket se kjo këngë është pëlqyer nga...
    Kronika18 Prill 2025
    Është zhdukur një grua në Gjakovë. Sipas raportit policor, ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendodhja e saj. Rasti po...
    Lajme18 Prill 2025
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka treguar rrugën për krijimin e institucioneve të reja. Duke e komentuar dështimin e dytë të konstituimit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Industria e ndërtimit kritikon marrëveshjen e koalicionit ndërmjet CDU/CSU dhe SPD, lidhur me përgjysmimin e kontingjentit të forcave të punës nga vendet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.