×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi: Kosova duhet të punojë në përmirësimin e ligjeve ekzistuese

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi konsideron se në vend të miratimit të ligjeve të reja, Kosova dhe institucionet relevante duhet të punojnë në përmirësimin e ligjeve ekzistuese. Sipas tij, Ligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskim të Pasurisë, nuk po gjen zbatim, ku siç tha ai, është zbatuar vetëm një herë që nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

    Gjatë seancës plenare, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka folur për koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme. Sipas tij, ka pasur interesim të madh nga partnerët ndërkombëtarë për hartimin e koncept-dokumentit.

    “Në periudhën e parë të këtij viti ka filluar hartimi i këtij koncept-dokumenti. Në mbështetje të të gjeturave të analizës së zhvilluar për qëllime të këtij dokumenti, janë ofruar opsione në lidhje me rregullimin e fushës së konfiskimit të pasurisë. Opsioni i parë është ‘status quo’, opsioni i dytë është opsioni i përmirësimit të zbatimit të kornizës aktuale ligjore. Opsioni i tretë është opsioni i hartimit të ligjit të ri, i cili do të mundësojë konfiskimin e pasurisë në mungesë të aktgjykimit dënues… Në rastin e këtij koncept-dokumenti procesi i konsultimeve paraprake, dhe konsultimeve me publikun ka tërhequr gjerë, si nga institucionet relevante ashtu nga partnerët ndërkombëtarë dhe shoqëria civile”, ka deklaruar Selimi.

    Sipas tij, në vend të miratimit të ligjeve të reja, Kosova dhe institucionet relevante duhet të punojnë në përmirësimin e ligjeve ekzistuese.

    “Posaçërisht të zëshëm me shqetësimet e tyre janë treguar partnerët ndërkombëtarë, Ambasada amerikane dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar të cilët vazhdimisht kanë potencuar se korniza aktuale ligjore në fushën e konfiskimit të pasurisë, sidomos Ligjin për Kompetencat e Zgjeruara për konfiskimin është adekuate dhe në harmoni. Ndaj në vend që të miratohet një ligj i ri, Kosova dhe institucionet relevante do të duhej të punonin në përmirësimin e ligjeve ekzistuese. Sidomos në zbatimin e ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskim të pasurisë, i cili është zbatuar vetëm një herë qysh prej hyrjes në fuqi të tij”, ka shtuar Selimi.

    Ndër tjera, Selimi ka folur edhe për procesin e vettingut, ku tha se tani më në qeveri është miratuar vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e modaliteteve për çështjen e vettingut. Ai ka bërë të ditur se janë pesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të KGjK-së, Agjencia kundër Korrupsionit, Oda e Avokatëve, si dhe partner të tjerë strategjik.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.