×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi-Hotit: S’je i serbishtes sikurse shefi yt, duhej t’i flisje shqip Vuçiqit

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Rexhep Selimi i Lëvizjes Vetëvendosje ka pasur vetëm kritika në adresë të kryeministrit, Avdullah Hotit, sa i përket përfaqësimit në Bruksel në dialogun me Serbinë.

    Selimi ka thënë se Hoti atje ka shkuar pa agjendë dhe pa platformë dhe pa koordinim me opozitën.

    “Hoti s’kishte as platformë as ekip e as agjendë. Nëse thoni se Kushtetuta është platforma, sepse pikërisht Kushtetuta thotë që të mos shkoni atje. A i bije që po e negocioni Kushtetutën, meqë po e merrni si platformë. Por u ktheve dhe ti. Atë ditë e dhe një arsye pse u ktheve. Dhe prapë shkove. Dhe a humben arsyet pse u kthyet nga rruga e Washingtonit. Z. Hoti mos u qaj atje ku s’duhet, se këtu mund të qahesh”, ka thënë Selimi.

    Selimi e ka kritikuar Hotin edhe për emërimin e Skënder Hysenit koordinator, duke i thënë se për një gjë të tillë se ka përkrahjen e partnerëve të koalicionit por vetëm të presidentit, Hashim Thaçi.

    Edhe për përgjigjen e shkurtër të Hotit në serbisht për Vuçiqin, Selimi ka thënë se nuk do të duhej të nodhte, pasi sipas tij Hoti nuk është i serbishtes sikurse Isa Mustafa.

    “Emërimi i koordinatorit. A po e bëni të njëjtën gjë si Ramush Haradinaj i cili ia delegoi dialogun presidentit. Z.Hoti më fal që po ta them, por doja ta dija si përgjigje: A duhet që para se të shkosh në bisedime me Vucicin që ta mësosh Serbishten. Ti nuk je i serbishtes, për dallim nga shefi yt i partisë. Ti është dashur që t’i përgjigjeshe shqip. Na turpnove kryeministër”, ka shtuar tutje deputeti i VV’së.

    Përveç tjerash Selimi i ka thënë Hotit se po përdoret nga Thaçi dhe Vuçiqi, dhe se pasojat për këtë gjë do t’i bartë Kosova.

    “Ata po të përdorin. Por t’i je afruar që ata të të përdorin. Ti ndoshta s’i sheh pasojat kur ata të përdorin. Por pasojat bien mbi Kosovën.

    Përveç që ty po të pëlqen që të jesh top ping-pongu në lojën Thaçi-Vucic. Shkuat te Vucici të zhveshur pa legjitimitet e pa dinjitet. Ju e keni vetëm përkrahjen e presidentit. As partnerët e koalicionit spo iu përkrahin. Vetëm presidenti i përshëndeti emërimin e Skënder Hysenit”, ka thënë Selimi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.