Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ai i Drejtësisë, Selim Selimi, kanë arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kështu ka bërë të ditur kryediplomatja Haradinaj-Stublla, e cila në llogarinë e saj në Facebook ka njoftuar se kanë arritur në tokën e bekuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Me qëllim të thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve tona bilaterale, dhe të forcimit të koordinimit të politikës së jashtme të Kosovës me atë të SHBA-ve, do të zhvilloj takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, Këshillit për Siguri Nacionale, Institutit të DASH për Shërbimin e Jashtëm, Këshillin Atlantik, dhe Fondacionin ‘Heritage’”.
“Po ashtu, do të takoj bashkatdhetarët shqiptaro-amerikan, për të diskutuar prioritetet tona politike drejt unifikimit të veprimeve dhe avancimit të interesave tona të përbashkëta”.