×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    ‘Selfiet’ po rrisin kërkesat për kirurgji plastike, çka u zbulua nga studimi i fundit

    FrontOnline
    12 Prill 2022

    Me ardhjen e telefonave inteligjentë erdhi rritja e ‘selfieve’, të shpërndara çdo ditë nga miliona persona që kërkojnë “like” në mediat sociale.

    Por një studim i vogël i ri sugjeron se, ndryshe nga fotot e bëra me kamera të rregullta, ‘selfiet’ e smartfonëve shtrembërojnë tiparet e fytyrës në një mënyrë jo shumë të këndshme. Dhe ato rezultate jo tërheqëse, mund të ushqejnë dëshirën për kirurgji plastike.

    “Mediet sociale kanë çuar në një rritje të kërkesave për kirurgji plastike nga pacientët për shkak të rritjes së ndërgjegjësimit për pamjen e tyre”, shpjegoi autorja e studimit Dr. Bardia Amirlak.

    Është një trend që ka nisur që nga viti 2014, shtoi Amirlak, një profesor i kirurgjisë plastike në Qendrën Mjekësore Jugperëndimore të Universitetit të Teksasit në Dallas.

    Ky zbulim u bazua në punën me 23 gra dhe shtatë burra, të cilët të gjithë dolën vullnetarë për t’i bërë fotot e tyre në tre mënyra të ndryshme.

    Pjesëmarrësit varionin nga mosha 24 deri në 62 vjeç (në një moshë mesatare 34 vjeç). Shtatë prej tyre kishin kryer më parë një operacion estetik dhe/ose kishin kryer procedura që përfshinin injeksione kozmetike.

    Një fotografi jo-‘selfie’ është bërë me një aparat fotografik standard, i vendosur rreth pesë metra larg çdo subjekti. Por dy fotot e tjera ishin ‘selfie’ me smartfonë. Njëra është marrë në një distancë prej 30 centimetrash, për të pasqyruar ‘selfiet’ e marra me bërryl të përkulur, ndërsa tjetra është bërë në gjysmë metra distancë, raporton prive.al.

    “Ne zbuluam se gjatësia e hundës në selfie ishte më e gjatë në krahasim me fotografinë e rregullt klinike. Dhe raporti i bazës së hundës me gjerësinë e fytyrës u ul në selfie. Ndërkohë, gjatësia e mjekrës ishte më e shkurtër në ‘selfie’, krahasuar me fotografinë klinike”, tha Amirlak.

    Krahasuar me një imazh standard portreti, ’selfiet’ 12 inç bënë që hunda të dukej 6.4 për qind më e gjatë, ndërsa ‘selfiet’ 18 inç prodhonin hundë që dukeshin të ishin 4.3 për qind më të gjata.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Maj 2024
    Për një gjumë të rehatshëm janë disa ushqime që ju duhet t’i konusmoni rreth 50 minuta, para se të flini. Pothuajse ky...
    Lifestyle10 Maj 2024
    Shpesh, mesazhet që dërgohen me telefon janë më të vështira për t’u deshifruar. Në dallim nga fjala që shprehet apo ndërveprimet personale,...
    Lifestyle09 Maj 2024
    Ushqimi që u jepni fëmijëve ndikon në zhvillimin e tyre, por edhe në zhvillimin e strukturave dhe lidhjeve në trurin e tyre....
    Të tjera
    Vip10 Maj 2024
    Ish-konkurrenti i njohur i Big Brother VIP Albania 2, Kristi Aliaj, së fundmi ka vendosur të komunikojë me ndjekësit e tij në...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Afati për dorëzimin e ankesave në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni të Veriut lidhur me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 8 majit,...
    Lajme10 Maj 2024
    Një i ri nga Prizreni ka ngjashmëri të madhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Ai në një intervistë në...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Në një fjalim prekës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) të premten përpara një votimi vendimtar në organ, ambasadori...
    Lajme10 Maj 2024
    Komuna e Prishtinës ka ndaluar punimet në një objekt banesor në Prishtinë, ku në atë pronë me plan urban ishte paraparë të...
    Lajme10 Maj 2024
    Është mbajtur takimi i dymbëdhjetë i Komisionit për Planifikim Strategjik, në të cilin krahas kryeministrit, Albin Kurti, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.