×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sekuestrohen 34 mijë euro në Portin e Durrësit, shoferi jua ndau pasagjerëve

    FrontOnline
    21 Mars 2023

    34 mijë euro janë sekuestruar sot nga Policia Kufitare e portit të Durrësit.

    Bëhet me dije se gjatë një kontrolli të automjetit, tip furgon, i linjës “Bari-Durrës”, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 34 000 euro të cilat shoferi ua kishte ndarë 4 pasagjerëve në furgonin e tij, me qëllim futjen në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

    Në përfundim të veprimeve procedurale, mësohet se u arrestua në flagrancë shoferi i furgonit, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

    Njoftimi i plotë:

    Sekuestrohen 34 000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës.

    Shkon 6 numri i tentativave të goditura gjatë muajve të fundit, për të futur ilegalisht në vendin tonë, shuma të mëdha parash.

    Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, bazuar në analizën e riskut, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Në vijim të këtyre kontrolleve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pjesëtimi”, shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjetin (furgon) e linjës “Bari-Durrës”, me drejtues shtetasin J. Z.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 34 000 euro të cilat shtetasi J. Z. ua kishte ndarë 4 pasagjerëve në furgonin e tij, me qëllim futjen në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

    Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi J. Z., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

    Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë armë dhe pajisje në Ukrainë këtë javë, ka thënë të premten presidenti amerikan Joe Biden. Duke...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Mund të nevojiten rreth 14 vjet për ta pastruar Rripin e Gazës nga mbeturinat, përfshirë mjetet e pashpërthyera, që janë lënë nga...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, përcjell albinfo.ch. Vetëm me votimin e...
    Të tjera
    Vip26 Prill 2024
      Pak seriale gëzojnë suksesin dhe jetëgjatësinë e ‘The Simpsons’. Jeta e familjes së verdhë më të njohur të Springfield mund të...
    Lajme26 Prill 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, sot ka shijuar qiellin gjerman, derisa ka marrë pjesë në një fluturim me aeroplanët ushtarakë...
    Vip26 Prill 2024
    Këngëtarja e njohur, Soni Malaj ka bërë të ditur se po vjen me një bashkëpunim. Mirëpo, ajo ende nuk e ka zbuluar...
    Vip26 Prill 2024
    Top Channel e ka paditur aktorin për shkaktim dëmi. Aktori ka qenë pjesë e formatit ‘BBV3’, rrugëtimi i të cilit mbaroi shumë...
    Vip26 Prill 2024
    Ylli i muzikës pop, Donna Dafi, në projektin e saj më të ri “Kriminell”, me mesazhin që shpërndan, ka bërë bujë të...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka paralajmëruar votimin për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë. Për këtë çështje kryeministri Kurti ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.