×
  • Opinione
  • Opinione

    Sektori i Hotelierisë një nga sektoret më me prespektivë për të ardhmen

    Prof. As. Dr. Petrit Hasanaj
    17 Korrik 2023

    Hoteleria është industria që përfshin gjithçka që lidhet me menaxhimin e hoteleve, strehimin e mysafirëve dhe shërbimin e tyre. Kjo industri ka një rëndësi të madhe në punësim për shumë vende dhe për ekonominë në përgjithësi.

    Hoteleria është sektor që ofron shumë mundësi për ekonominë vendore, nga punësimi për profesione të ndryshme, si: menaxherë hoteli, staf recepsionist, kuzhinierë, pastrues, shërbime përcjellëse, etj.

    Kjo industri përkon me nevojën e mysafirëve për strehim dhe shërbime, siç janë akomodimi, ushqimi dhe guidat e ndryshme arsimore, turistike, kulturore, etj.

    Ky sektor, viteve të fundit po dëshmon qëndrueshmëri zhvillimi dhe ka përjetuar investime me interes për ekonominë, duke e sjellë në nivel të cilin Kosova kurrë nuk e kishte, me kontribut edhe në buxhetin e shtetit, edhe kontribut në GDP-në vendore.

    Ky zhvillim i turizmit pasqyrohet me ngritjen e vazhdueshme të lakores së të dhënave hotelere nga viti në vit. Këtë e thonë edhe të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të cilat na tregojnë më shumë rreth gjendjes së këtij sektori në vendin tonë.

    Në vitin 2022, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 460 467, prej tyre 35,37%, ishin vendorë dhe 64,63% ishin të jashtëm. Numri i net-qëndrimeve ishte 818 832, prej tyre 33,47% nga vendorët dhe 66,53% nga të huajt.

    Në vitin 2022, numri i vizitorëve vendorë është rritur për 14,0% në raport me vitin 2021, net-qëndrimet e vizitorëve vendorë janë rritur për 23,0%. Ka rritje të vizitorëve të jashtëm për rreth 40,0%, kurse net-qëndrimet e vizitorëve të jashtëm janë rritur për 52,0% në raport me vitin 2021.

    Në TM4 2022, në aktivitetet e akomodimit dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim janë regjistruar 232 ndërmarrje (8.8%) e të gjitha ndërmarrjeve të regjistruara gjatë këtij tremujori.

    Në muajin prill 2023, indeksi i qarkullimit të shërbimeve të Hotelerisë kishte rritje 31.60% sipas të dhënave nga ASK. Po ashtu, në muajin prill 2023, indeksi i numrit të të punësuarve kishte rritje në sektorin e Hotelerisë prej 13.89%, sipas të dhënave të ASK-së.

    Në bazë të të dhënave të mësipërme, industria e mikpritjes dhe Turizmit po evoluon vazhdimisht, që do të thotë se me kualifikimet, përvojën dhe aftësitë e duhura, mundësitë për t’u ngjitur në shkallët e karrierës dhe perfeksionimi i saj janë të mundshme.

    Arsyeja pse të rinjtë duhet të marrin në konsideratë mundësinë për të vazhduar studimet në Menaxhim të Hotelerisë dhe Turizmit: Siguria dhe qëndrueshmëria e rritjes dhe zhvillimit të kësaj industrie, duke atraktuar investime të mëdha e cilësore, duke e bërë Kosovën destinacion turistik me qëllime pushimi, rekreacioni dhe eksplorimi.

    Bëheni ambasador të vlerave me të cilat tërhiqni turistët nga mbarë bota duke bërë prezantimin e Republikës së Kosovës si vend të dëshirueshëm me bukuri të shumta natyrore, me universitete të njohura ndërkombtarisht dhe ekonomi konkurruese në rajon, duke ofruar zbavitje, njohuri dhe hulumtim për fusha të ndryshme të turizmit natyror-rural-ekoturizmi (rafting lumor, paragliding, mountain biking, fishing, trekking, ngjitje, hiking, shëtitje me kuaj, udhëtime studimore etj.), me synime edhe për zhvillimin e turizmit kulturor, shëndetësor, etj.

    Profesionistët e kësaj fushe, bëhen pjesë e një industrie dinamike, me perfeksionim dhe zhvillim të vazhdueshëm, konkurrues me rajon e më gjerë, profitabil dhe me siguri për vende të reja të punës dhe vetëpunësimin.

    Hoteleria, sipas treguesve statistikor, ka zhvillim të qëndrueshëm, si asnjë herë më parë, me perspektivë për investime dhe vende të reja të punës. Sigurisht, duhet ta marrim tepër seriozisht fotografin e shquar Martin Parr i cili ka thënë se “Turizmi është industria më e madhe në botë”.

    (Autori është Dekan në Fakultetin e Turizmit në Universitetin e shkencave të Aplikuara në Ferizaj)

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Lajme10 Janar 2025
    Avni Kastrati është caktuar sot në krye të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Kastrati është emëruar drejtor ekzekutiv i ASK-së me...
    Lajme10 Janar 2025
    Drejtori për Fqinjësi dhe Zgjerim e BE-së ka shkruar në faqen zyrtare për raportin më mes të Kosovës dhe BE-së, duke treguar...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës do të mbështesë me 100 mijë euro familjarët e veprimtarit të vrarë Enver Hadri, për vrasjen e të cilit...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK, Hajdar Beqa me numër 31, fton të gjithë bashkëatdhetarët që të votojnë, pasi vota e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.