×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Seks mes rojeve të sigurisë dhe turistëve të karantinuar, valë infektimesh në Melbourne

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Vala e dytë e koronavirusit në Australi mund të ketë ardhur si pasojë e një skandali seksual. Rojet e sigurisë kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me udhëtarë të karantinuar në hotelin ku punonin.

    Të dyshuarit me Covid-19 po qëndronin në hotelin me 5 yje “Stamford Plaza” në Melbourne, ku do të qëndronin të izoluar për 14 ditë.

    Hetimi nisi pasi 31 raste u konfirmuan me  koronavirus  në një hotel luksoz në Melbourne dhe rojet pranuan se kishin fjetur disa herë me udhëtarët që qëndronin  vetëm në dhomë. Madje, i kishin çuar këta udhëtarë në qendra tregtare.

    Tashmë, 300 mijë persona janë izoluar në shtetin e Viktorias në Australi. Vendimi erdhi pas rritjes së rasteve me koronavirus. Për të 17 ditë radhazi janë raportuar rritje të rasteve të reja me koronavirus.

    Departamenti Shëndetësor i Viktorias thotë se janë 415 raste aktive dhe 20 pacientë janë të shtruar në spital. Autoritetet kanë kryer deri më 26 mijë teste rutinë.

    Ndërkohë, policia ka vendosur dhe pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit të Melburn si pjesë e shtrëngimit të masave kufizuese.

    Australia mbahet si një nga vendet që e kanë menaxhuar më së miri pandeminë dhe kthimi i izolimit në shtetin e Viktorias u bë për të shmangur një valë të dytë infeksioni.

    Nga Rubrika
    Opinione03 Mars 2026
    Nga: Gjergj Dedaj Jugonostalgjikët dhe autonomistët janë çdo ditë e më shumë agresiv, për të zënë pozita kyqe në regjimin e Kurtit,...
    Opinione02 Mars 2026
    Nga: Daan Everts Është thellësisht e pabesueshme që NATO do të ndërhynte në këtë konflikt në favor të UÇK-së, nëse shërbimet e...
    Opinione28 Shkurt 2026
    Ballkani i Hapur ringjallet si Lazari pasi ishte shpallur politikisht i konsumuar dhe ishte zhdukur nga konferencat rajonale dhe nga retorika e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.