×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Salvini shpëton nga gjykimi, senati nuk i heq imunitetin

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Komisioni i imuniteteve në Dhomën e Senatit në Parlamentin italian ka votuar kundër heqjes së imunitetit të senatorit për Liderin e Levizjes Lidhja, Matteo Slavini.

    Heqja e imunitetit të mandatit të senatorit kishte ardhur me kërkesë të Prokurorisë së Palermos e cila kërkon nisjen e një procesi gjyqësor ndaj Matteo Salvinit në kohën kur ishte Ministër i Brendshëm me akuzën e sekuestrimit të personit dhe abuzim detyre në vonesën e treguar në zbarkimin në brigjet siçiliane të rreth 150 emigrantëve të anijes humanitare ‘Open Arms’ në 20 gusht të 2019.

    Komisioni i imuniteteve në Senatin italian, pasi është njohur paraprakisht me dokumentacionin shumëfaqësh të akteve hetimore të Prokurorisë së Palermos, ka votuar sot kundër heqjes se imunitetit të senatorit Salvini.

    Kundër një procesi ndaj Matteo Salvinit kanë votuar 13 senatorë të qëndrës së djathtë italiane, 7 senatorë të Lëvizjes 5 Yje e të partisë Demokratike. Ndërkohë kanë votuar pro 3 senatorë të Partisë Italia Viva ndërsa Matteo Renzi ka abstenuar.

    “Komisoni i imuniteteve ka votuar kundër pasi kanë vlerësuar se si ish Ministër i Brendshëm kam vepruar për të mirën e interesit publik dhe jo atij privat” ka komentuar Matteo Salvini.

    “Kam bërë vetëm detyrën time në interes të popullit italian, është shprehur ish ministri i Brendshëm i qeverisë Conte 1 .

    Lideri i Lidhjes shprehet i suprizuar se si Lëvizja 5 Yej ka ndryshuar mëndim duke kërkuar fajësimin e Salvnit në ndalimin e emigrantëve, kur ishin në të njëjtin mendim me të në kohën e qeverisjes Conte 1.

    Ndërsa për abstenimin e senatorëve renzianë është shprehur se nuk ka pretenduar asgjë nga ata por kanë qënë aktet e prokurorisë që i kanë bindur se ky ishte një proces i pabazë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.