×
  • Lajme
  • Lajme

    Sabit Geci flet për Rugovën, Thaçin e Kurtin

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Drenicë, Sabit Geci, ka qenë i ftuar në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.

    Geci ka dhënë mendimin e tij edhe për disa nga figurat kryesore politike në Kosovë të tridhjetë viteve të fundit.

    Ai ka fjalë të mira për ish-presidentin Ibrahim Rugova por jo edhe për njerëzit që kanë qenë afër tij.

    “Tash të gjithë po flasin mirë për të pasi ne e kemi zakon të flasim mirë për njerëzit e vdekur. Më të vërtet ka qenë njeri i mirë. Unë nuk e kam përkrahë…por ne si familje kemi qenë gjithmonë në LDK. Nuk jemi meritor vetëm ne [UÇK] për çlirimin e vendit por edhe ky. Nuk do të thotë se edhe njerëzit afër tij kanë qenë të mirë. Ky qëllimin e ka pasur të mirë por mundësia ka qenë më ndryshe”.

    Megjithatë Geci thotë se pa pushkë dhe me vetëm politikë paqësore si të Rugovës, Kosova nuk do të ishte çliruar.

    Geci thotë se “Hashim Thaçin e luftës” e do dhe nuk pranon askush ta shajë.

    “Për Hashimin e politikës nuk më intereson fare dhe mund ta shajë kushdo”.

    Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Drenicë edhe për Haradinajn ka respekt për periudhën e luftës por jo edhe për politikë.

    Për Albin Kurtin thotë se ka dashur të fitojë në zgjedhje.

    “Kam pasur dëshirë të fitojë në zgjedhje, por njerëzit që i ka përreth më kanë zhgënjyer”, tha ndër të tjera Sabit Geci.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas ndalimit të Nol Nushit, Sekretarit të Përgjithshëm të PSD-së, nga policia në kufirin Kosovë...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Italisë në Kosovë e ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Evropian për mbylljen e strukturave paralele sot ku e ka quajtur,...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar lidhur me aksionin e sotëm për mbylljen e strukturave paralele serbe. Në reagimin...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Garën nga sfida e “Retro House” e nisën edhe Drenusha dhe Xuxi brenda shtëpisë së BBVK3. Ata nisën me hedhjen e topave...
    Lajme15 Janar 2025
    Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Cahit Irican, e ka kryesuar përfundimin e transferimit të kontingjentit armen në Shtabin e KFOR-it në Camp...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë Vinex në Viti, ku ka thënë se gjithçka do të vihet...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Izraeli dhe Hamas kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Kështu pohon një burim i informuar...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një 57-vjeçar në Tiranë dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtese në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Policia ka bërë të...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Në prag të inaugurimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kryeministri Edi Rama i dhuroi statusin e investitorit strategjik kompanisë së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.