×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Sa të sigurta janë plazhet?

    FrontOnline
    29 Maj 2020

    Njerëzit po dynden në plazhe me zbutjen e masave kufizuese të vendosura për të luftuar koronavirusin e ri, por qasja mund të jetë e limituar dhe zyrtarët e shëndetit publik bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, përfshirë ruajtjen e distancimit social.

    Në të gjithë botën, njerëzit u janë drejtuar plazheve me mbërritjen e verës në hemisferën veriore.

    “Pak rreze dielli, pak vitaminë D dhe sistem të forcuar imunitar, për këtë kemi nevojë”, tha Suso Perez, banor në Gran Canarie.

    Dyndja e pushuesve në këto zona ka qenë normale në të shkuarën e afërt, por këtë vit është shumë ndryshe. Me rregullat strikte të vendosura përreth botës, qasja në plazhe do të jetë e kufizuar dhe zyrtarët e shëndetësisë kërkojnë që të tregohet kujdes i shtuar dhe sigurisht distancimi fizik duhet të jetë kusht i domosdoshëm.

    Plazhet në Itali por hapen, por pamja nuk i ngjason asaj tradicionales.

    “Jemi të detyruar të bëjmë shumë ndryshime në mënyrë që të hapim aktivitetin. Dezinfektojmë kabinat e plazhit, restorantet si dhe kioskat këtu në plazh”, tregon Massimo Zardetto, pronar resorti.

    Çadrat do të jenë shumë larg njëra-tjetrës. Përpara kishte fusha tenisi dhe volejbolli dhe pub-e për të festuar deri në agim. Asnjë prej tyre nuk do të ekzistojnë këtë vit në këtë resort në Itali.

    Ndryshime drastike edhe në plazhet e famshme të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara. S’do të ketë qëndrim në rërë, pasi plazhi është kufizuar vetëm për not dhe sërf. Madje në disa zona të Amerikës mund të ndalohet zhvillimi i piknikëve dhe plazhi. Gjithashtu shitësit ambulantë nuk do të mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre këtë sezon.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.