×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

    FrontOnline
    27 Korrik 2023

    Temperaturat e larta dhe vapa, që do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim, mund të shkaktojnë sëmundje serioze deri në vdekje.

    Dhjetëra qytete në të gjithë Evropën Jugore janë përfshirë nga valët e të nxehtit. Autoritetet paralajmërojnë për temperatura ekstreme që do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

    Sipas statistikave, vitin e kaluar nga fundi i majit deri në shtator temperaturat e larta shkaktuan vdekjen e rreth 62 mijë evropianëve. Numri më i lartë u regjistrua në Itali, me mbi 18 mijë humbje jete, pasuar nga Spanja, Greqia dhe Gjermania.

    Më në rrezik të moshuarit

    Nxehtësia ekstreme mund të shkaktojë përkeqësim të sëmundjeve kardiovaskulare ose atyre të frymëmarrjes. Kush qëndron për një kohë të gjatë në diell, rrezikon të digjet. Dhe kush qëndron për një kohë të gjatë në temperatura të larta, rrezikon hipertermi, një gjendje e ngjashme me ethet.

    Po ashtu lëkura dhe indet e trurit ngacmohen nga nxehtësia e madhe dhe mund të shkaktojnë të ashtuquajturin meningjit aseptik, një infeksion truri që nuk shkaktohet nga ndonjë bakter. Kjo goditje nga dielli është goditje e izoluar në kokë nga i nxehti.

    Sipas studiuesve më të prekurit janë të moshuarit, sidomos ata mbi 65-vjeç.

    Çfarë parashikohet për këtë verë?

    Ekspertët thonë se është e lartë gjasa që moti të bëhet akoma më i nxehtë. Dhe kjo do të thotë potencialisht edhe më vdekjeprurës.

    Deri tani, kjo verë ka thyer rekordet: me qershorin më të nxehtë dhe javën më të nxehtë të të regjistruar ndonjëherë në botë në fillim të korrikut.

    Ndryshimet klimatike globale po shkaktojnë rritje të temperaturave në mbarë botën. Por në Evropë, temperaturat janë rritur dy herë më shpejt se mesatarja globale.

    Masa për adaptimin ndaj nxehtësisë

    Ekspertët thonë se qeveritë duhet të ndërmarrin menjëherë masa për parandalimin dhe adaptimin ndaj nxehtësisë, për të mbrojtur ata që janë në rrezik.

    Kjo përfshin, për shembull, përmirësimin e njoftimeve rreth valëve të të nxehtit dhe vënien në dispozicion të mjediseve publike me ajër të kondicionuar, gjë që do të ndihmonte për të parandaluar deri në 100 mijë vdekje të parakohshme të lidhura me nxehtësinë. /dpa/dw

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Vip11 Janar 2025
    Banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Sara nuk është tërhequr nga ajo që i ka thënë Gresës ditë...
    Lajme11 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës do të nis fushatën zgjedhore në ora 17:00 në Pallat të Rinisë. Mbrëmë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,...
    Lajme11 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore–Ferizaj, më 10.01.2025, në orët e pas ditës në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ,...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Pesë vjet më parë, një virus i panjohur deri atëherë e zhyti njerëzimin në një krizë të paprecedentë: më 11 janar 2020...
    Lajme11 Janar 2025
    Albin Kurti, kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, ditën e parë të fushatës zgjedhore e nisi në Gjakovë. Në një postim në Facebook,...
    Lajme11 Janar 2025
    Altin Krasniqi, kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), së bashku me kandidatët e tjerë për Kuvendin e Kosovës, zhvilluan...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.