×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes që e pini çdo ditë?

    FrontOnline
    07 Tetor 2023

    Dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit.

    Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush tjetër në zyrë.

    Të gjithë i drejtohemi kafes, pavarësisht kemi ngrënë apo jo mëngjes.

    Kafeja është një nga pijet më të rëndësishme për të nisur ditën çdo mëngjes.

    Ajo është transformuar në një përbërës tejet të nevojshëm për një paradite energjike.

    Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkoli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit.

    Studimi në fakt nuk vlen për të gjithë, por nënvizon rëndësinë e kafes në jetën e shumë njerëzve.

    E megjithatë, disa preferojnë ta pijnë kafen pa përbërës të tjerë shtesë, siç është sheqeri, e disa tjetër as që e mendojnë kafen e hidhur pa pasur pak ëmbëlsi.

    Por sa e shëndetshme është kafja me sheqer dhe cila është sasia e rekomanduar e sheqerit që duhet të hidhet sipas sasisë së kafes që pini?

    Të gjitha këshillat e nutricionistëve bashkohen në një pikë vetme: Mos e tepëroni me sheqerin!

    Sipas të dhënave, për një filxhan të vogël normal kafeje ekspres, i cili përmban 30 ml kafe të lëngshme, sasia e toleruar e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm 3.1 gramë.

    Çka do të thotë më pak se një lugë çaji sheqer apo një lugë kafeje e pak.

    Sipas studimeve të ndryshme, një lugë e plotë çaji me sheqer në një filxhan kafeje ekspres e rrit përqindjen e sheqerit në më të lartë sesa sasia e sheqerit që përmban një gotë me coca-cola.

    E njëjta gjë vlen edhe për kafen turke, e cila zakonisht përgatitet në shtëpi.

    Ndërkohë, për një filxhan të madh me kapuçino, e cila përmban 25 ml kafe dhe 85 ml qumësht sasia e toleruar e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm 7 gramë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.