×
  • Lajme
  • Lajme

    Sa kosovarë janë të pajisur me armë? Gati 6 mijë persona aplikuan për leje brenda një viti

    FrontOnline
    22 Janar 2021

    Përgjatë vitit 2020 në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), janë parashtruar gati 6 mijë kërkesa për blerjen e armëve, derisa 3 mijë e 708 kanë marrë përgjigje pozitive.

    “Kërkesa për blerje të armës me qëllim gjuetie apo sporti kanë qenë gjithsejtë 5.858, ndërsa 3.708 prej tyre kanë blerë armë dhe janë pajisur me leje gjuetie-sport”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për IndeksOnline.

    Sipas këtij dikasteri qeveritar kërkesë për vazhdimin e lejës kanë bërë 1 mijë e 192 persona.

    Nga MPB-ja njoftojnë se të pajisur me armë janë rreth 29 mijë persona.

    “Kërkesa për vazhdim e lejes së armëve kanë qenë 1.192, ndërsa janë miratuar 1.008”, ka treguar Behar Haziraj, zyrtar i lartë për media nga kjo ministri.

    Për të marrë leje për armë, duhet plotësuar disa kritere:

    Kërkesa e personit fizik për blerjen e armës

    1.Pëlqimi për blerjen e armës mund t’i lëshohet personit fizik në bazë të kërkesës së paraqitur, nëse i plotëson kushtet si në vijim:

    5. 1.1. të ketë mbushur moshën 21- vjeçare;

    6. 1.2. të posedojë aftësi të plotë ligjore për veprim;

    7. 1.3. të posedojë aftësi psiko-fizike;

    8. 1.4. të mos paraqesë rrezik për vetëveten, për rendin publik dhe sigurinë publike;

    9. 1.5. të ketë të kryer testin teorik dhe praktik për përdorimin e armës;

    10. 1.6. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës ose i huaj me qëndrim të përhershëm të

    11. lejuar në territorin e Republikës së Kosovës, përveç nëse me marrëveshje ndërkombëtare

    12. është përcaktuar ndryshe;

    13. 1.7. të ketë dëshminë për anëtarësi të rregullt i certifikuar si gjahtar pranë subjektit të…

    14. gjahtarëve. Ky kriter vlen vetëm për rastet kur blerja e armës është për qëllim gjahu;

    15. 1.8. të deklarojë arsyen për blerjen e armës, sipas nenit 11 të këtij ligji.

    Ndryshe, gjatë muajit dhjetor të vitit 2018, MPB-ja ka nisur fushatën e legalizimit të armëve.

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se fjalimi i saj në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e vërteta...
    Lajme26 Prill 2024
    Në një hap të rëndësishëm drejt objektivave të pranimit në BE, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nisën sot në Korçë Programin e...
    Lajme26 Prill 2024
    Dy persona janë gjetur pa shenja jete. Njëri në parkun e lagjes Taukbashqe dhe tjetri në banesën e tij në rrugën ''Dardania''...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka njoftuar se më 1 maj, e mërkurë, do të organizojnë një protestë...
    Lajme26 Prill 2024
    Komisioni Hetimor Parlamentar në mbledhjen e radhës ka diskutuar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës së anëtarëve të Shërbimit...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nga Dragashi, pasi i njëjti dyshohet se ka plagosur me...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Mund të nevojiten rreth 14 vjet për ta pastruar Rripin e Gazës nga mbeturinat, përfshirë mjetet e pashpërthyera, që janë lënë nga...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, përcjell albinfo.ch. Vetëm me votimin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.