×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Sa duhet të ecë një grua gjatë shtatzanisë?

    FrontOnline
    18 Nëntor 2022

    Të qëndruarit aktiv gjatë periudhës së shtatzënisë është një nga këshillat më të vlefshme si për shëndetin e nënës, ashtu edhe për foshnjën që do të vijë në jetë. Megjithatë, jo të gjitha gratë shtatzëna mund të ushtrohen apo të qëndrojnë aktive siç do të dëshironin. Për këtë aryse, ecja mbetet alternativa më e mirë për të qëndruar aktive, por njëkohësisht edhe të sigurta.

    Por sa rekomandohet të ecë një grua shtatzanë në varësi të fazës në të cilën gjendet?

    Shembull për rutinën e ecjes në shtatzani:

    Tremujori 1 (deri në 13 javë)

    Afrohuni këtij programi gradualisht dhe përqendrohuni kryesisht që të mos hiqni dorë nga qëndrimi aktiv. Rritjet e intensitetit dhe kohëzgjatja do të vijnë me kalimin e kohës.

    Filloni duke ecur 10-15 minuta në ditë, tre herë në javë, duke bërë të paktën një ditë pushimi midis shëtitjeve.
    Kur të ndjeheni gati, shtoni një ditë tjetër për të ecur dhe zgjasni çdo shëtitje me 5 minuta nëse mendoni se mundeni.
    Pas disa javësh, shtoni një ditë të pestë të ecjes.
    Qëllimi juaj: Në fund të këtij tremujori, provoni të ecni 10-20 minuta në ditë, pesë ditë në javë.

    Tremujori 2 (13-25 javë)

    Gjatë këtij tremujori do të jenë zhdukur të vjellat e mëngjesit, debulesa, mungesa e energjisë dhe është koha e duhur për t’u ushtruar (gjithmonë brenda mundësive tuaja). Nëse po filloni ecjen në tremujorin e dytë, filloni duke ecur 10 minuta në ditë, katër deri në pesë ditë në javë.
    Kur të jeni gati, zgjidhni dy ditë që do të bëhen ditët tuaja kur do të ecni më gjatë (15-30 minuta) dhe shtoni një ditë tjetër në axhendë.
    Qëllimi juaj: Drejt fundit të tremujorit të dytë, provoni të ecni 15-30 minuta në ditë, katër deri në pesë ditë në javë.

    Tremujori 3 (26-40 javë)

    Mundohuni të përmbushni qëllimin katër deri në pesë ditë në javë, por përgatituni të ngadalësoni këtë ritëm ndërsa barku juaj rritet gjithnjë e më tepër. Dëgjoni nevojat e trupit tuaj Nëse po e filloni këtë program në tremujorin e tretë, filloni duke ecur 10 minuta në ditë, katër deri në pesë ditë në javë. Nëse energjia juaj bie, zvogëloni kohëzgjatjen e shëtitjeve tuaja ose shndërrojini ato në seanca më të shkurtra.
    Synoni të mbani të njëjtat minuta minuta ecjeje përgjatë javës si në fund të tremujorit të dytë, por dijeni që ritmi juaj dhe distanca që përshkoni, natyrisht do të ulet. Qëllimi juaj: Drejt fundit të shtatzanisë, provoni të ecni 15-30 minuta në ditë, katër deri në pesë ditë në javë. Gjithmonë dëgjoni trupin tuaj dhe qëndroni të sigurt për veten dhe bebin që prisni.

    Nga Rubrika
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra në këtë...
    Kronika15 Janar 2025
    Një shtetas i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti ka deklaruar se pasi ka kaluar me veturën e tij...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e...
    Kronika15 Janar 2025
    Te martën, policia nё Pejё ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri dhe ka refuzuar të dorëzohet te...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sokol Havolli, ka akuzuar Qeverinë aktuale për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, dhe për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.