Ministria e Jashtme ruse ka dhënë një deklaratë në lidhje me presidentin siran Bashar al-Assad, duke thënë se ai është larguar nga Siria.
“Assad vendosi të largohej nga posti presidencial dhe u largua nga vendi, duke dhënë udhëzime për të transferuar pushtetin në mënyrë paqësore”, thuhet në deklaratë.
Aty gjithashtu thuhet se Rusia nuk ka marrë pjesë në këto negociata, raporton CNN.
“Federata Ruse është në kontakt me të gjitha grupet e opozitës siriane”, thuhet tutje në deklaratë.