×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rusia aprovon traktatin me Korenë e Veriut për ndihmë ushtarake

    FrontOnline
    24 Tetor 2024

    Duma ruse, Dhoma e Ulët e Parlamentit miratoi një traktat për partneritet strategjik me Korenë e Veriut, e cila ua mundëson atyre ta mbështetin njëra-tjetrën me “ndihmë ushtarake dhe ndihma të tjera”.

    Për traktatin, e aprovuar më 24 tetor, u pajtuan në qershor në Phenian presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Ky traktat e rrit shkallën e bashkëpunimit mes këtyre dy vendeve.

    Ai përmban edhe një fjali e cila thekson se, nëse njëra palë sulmohet dhe e gjen veten në gjendje lufte, atëherë pala tjetër duhet patjetër “menjëherë t’i dalë në ndihmë ushtarakisht dhe në mënyra të tjera me të gjitha mjetet në dispozicion”.

    Nuk është e qartë se si mund të interpretohet kjo klauzolë, por Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë rishtazi se kanë dëshmi së trupat koreanoveriorë ndodhen në Rusi dhe se duket se po kryejnë stërvitje.

    Dërgimi i trupave e rrit mundësinë që ushtarët koreanoveriorë mund t’i bashkohen trupave ruse në luftën në Ukrainë, e cila është duke vazhduar nga viti 2022, kur Moska e nisi pushtimin e plotë të shtetit fqinj.

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha më 23 tetor se Koreja e Veriut mund të përballet me pasoja për ofrimit të ndihmës së drejtpërdrejt Rusisë.

    Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se Shtëpia e Bardhë beson se të paktën 3.00 ushtarë koreanoveriorë udhëtuan me anije për në Vladivostok të Rusisë në fillim të tetorit.

    Zëdhënësi i NATO-s, Farah Dakhlallah, tha se aleatët janë duke e diskutuar këtë çështje, duke shtuar se, nëse është e vërtetë, “do të shënojë përshkallëzim të madh në mbështetjen e Koresë së Veriut për Rusinë në luftën e saj të jashtëligjshme, si dhe do të ishte shenjë tjetër për humbjet e mëdha të Rusisë në vijën e parë”.

    Qendra për Komunikime Strategjike e Ukrainës më 18 tetor e postoi një video për të cilën tha se shfaqte trupat koreanoveriorë duke u përgatitur në terrenin stërvitor Sergievski të Rusisë, për t’u zhvendosur në Ukrainë.

    Kremlini i ka hedhur poshtë pretendimet e Koresë së Jugut në të kaluarën se Pheniani e ka furnizuar Moskën me predha artilerie dhe raketa me rreze të shkurtër veprimi.

    Por, Kremlini nuk ka komentuar mbi pretendimet e fundit nga Seuli dhe Zelensky, i cili më 14 tetor tha se “tani nuk bëhet fjalë vetëm për transferimin e armëve. Në fakt, bëhet fjalë për transferimin e njerëzve nga Koreja e Veriut në forcat ushtarake okupuese”. REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Izraeli dhe Hamasi, kanë arritur marrëveshje armëpushimi, pas konfliktit 15 muajsh me dhjetëra mijëra viktima që tronditi...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një avion stërvitor i sigurisë iraniane është rrëzuar në pjesën veriore të vendit dhe për pasojë tre persona humbën jetën. Ngjarja ndodhi...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha të mërkurën se ishte një "pasdite shumë e mirë" pasi ai zyrtarisht njoftoi marrëveshjen midis Izraelit...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.