Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kundërshtuar ndarjen buxhetore të mjeteve për rimëkëmbjen ekonomike nga Qeveria në detyrë.
Rukiqi tha se as për se afrimi nuk i plotësojnë nevojat e sektorit privat. Tutje ka shtuar, se rimëkëmbja ekonomike nuk arrihet me rritjen e skemave sociale.
“Mjetet e ndara për “Rimëkëmbjen Ekonomike, as për së afërmi nuk i plotësojnë nevojat e sektorit privat. Rimëkëmbja Ekonomike, nuk arrihet me rritjen e skemave sociale. Në kategorinë e subvencionimit të pageve për bizneset, janë të planifikuara vetëm 6.5 milionë euro”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.
Gjatë ditës së sotme, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti së bashku me ministrën e Financave, Hykmete Bajrami kanë treguar për shpërndarjen e 222 milionë euro nga pakoja e Rimëkëmbjes./FrontOnline/