×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Rruga “sezonale” e Prishtinës, u asfaltua në nëntor, po riparohet në maj!

    FrontOnline
    15 Maj 2020

    Asfaltimi i saj u bë në nëntorin e kaluar.

    Por, s`shkoi as 5 muaj, e shtresa e vendosur e asfaltit në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë,  u prish shkaku i reshjeve atmosferike.

    Për këtë arsye këtyre punëtorëve do u duhet të kthehen prapë në këtë rrugë në lagjen “Bregu i Diellit”, për të bërë riasfaltimin e saj.

    Prishja e rrugës telashe po u nxjerr banorëve të këtushëm, të cilët po ankohen për pluhurin e shkaktuar, raporton Front Online.

    “Kjo rrugë është shtruar para Vitit të Ri, pasi e kanë shtruar, tani e kanë prish përsëri. Na myti pluhuri këtu, na bani bezar, kush dritare çel nuk po mundet me lanë prej këtij pluhuri”, u shpreh një qytetar për portalin “Front Online”.

    ” E vetmja ajo nga shkakton, pluhur, erëra të ndryshme, po e shihni vetë, nuk kam çka të them diçka tjetër”, tregoi tjetri qytetar raporton Front Online.

    Pos pluhurit, prishja e kësaj rruge, po u shkakton dëm edhe shoferëve të cilët kalojnë përditë këndej pari.

    “Pos pluhurit, kena problem me makina se kjo e amortizon kerrin, ka shume gropa që i kanë lënë, e ka prerë asfaltin pa kurrfarë kriteri”, deklaroi ai.

    Në Komunën e Prishtinës bëjnë me dije se për riasfaltimin e kësaj rruge nuk do t`u bie ta harxhojnë as edhe një cent, meqë koston do ta paguajë kompania kontraktuese, që kishte shtruar më herët me asfaltë.

    “Asfalti në rrugën Xheladin Hana filloi të shpërbëhet. Kushtet atmosferike gjatë riasfaltimit e kanë shkaktuar prishjen. U urdhërua kompania që ta riasfaltojë prapë rrugën. Këtë kosto e bartë kompania. Nuk dëmtohet buxheti, paraja publike mbrohet”, tha për “Front Online” Gëzim Mehmeti, drejtor i Infrastrukturës në kryeqytet.

    Megjithatë, Mehmeti, nuk ka bërë të ditur datën se kur do të nis riasfaltimi i saj.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.