×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Rrjetet sociale po “shkatërrojnë” shëndetin mendor të adoleshentëve

    FrontOnline
    08 Mars 2023

    Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikuan të hënën, Anketën e Sjelljes së Rrezikut të Rinisë, e cila kryhet çdo dy vjet, dhe u raportua një hulumtim i frikshëm për të rinjtë.

    Ndër statistikat më alarmante: shumica e vajzave adoleshente (57%) ndiheshin vazhdimisht të trishtuara ose të pashpresa në vitin 2021, ndërsa djemtë adoleshentë (29%). Pothuajse një në tre vajza adoleshente e menduan seriozisht tentativën për vetëvrasje.

    Ankthi dhe apatia adoleshente nuk janë një zhvillim i ri shoqëror. Çdo gjeneratë ka versionin e vet të zhvillimit hormonal, dhe gjithashtu probleme me sjellen e tyre dhe raportet me prindërit.

    Të jesh një adoleshent emo ka qenë gjithmonë një fazë kalimtare, por gjithnjë e më shumë po bëhet një trend.

    Fëmijët e sotëm po dalin nga bllokimet e fundit dhe izoluese të COVID. Ata janë më antisocial se kurrë dhe jetojnë një pjesë të madhe të jetës së tyre në internet. Dhe është e vështirë të kundërshtohet se interneti dhe mediat sociale po ndikojnë në shëndetin e tyre mendor.

    Studim pas studimi e ka vërtetuar këtë, duke përfshirë të dhënat e vitit 2020 se Instagram po ndikonte për keq në gjendjen mendore të vajzave.

    E megjithatë, askush nuk ka marrë masa.

    Cilido qoftë problemi i dikujt, depresioni, çrregullimet e të ngrënit apo konfuzioni gjinor, janë krijuar grupe të ndryshme ose janë postuar postime në rrjetet sociale. Ka subreddit, video TikTok, Instagram, Snapchat dhe YouTube,. Të gjithë tashmë po kërkojnë një zgjidhje për problemet e tyre në Internet.

    Në internet, adoleshentët ushqehen me idetë cinike që i thith kapitalizmi, ata janë bërë bullizues ose të bullizuarit, gjuha më e përdorshme mes adoloshentëve është dhuna dhe përveç adoloshencës, ndryshimi i klimës po i jep një goditje përfundimtare.

    Nuk është çudi që fëmijët janë kthyer në antisocial dhe janë të paralizuar nga ankthi./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, sot nga ora 15:00 do të takohet me stafin shëndetësor në Viti,...
    Lajme13 Janar 2025
    Haki Shatri, ish-ministër i Financave, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për rritjen e shpenzimeve në lidhje me qiratë publike...
    Kronika13 Janar 2025
    Të dielën është arrestuar një person që dyshohet se kishte vjedhur stoli ari në një banesë gjatë muajit të kaluar. “Lidhur me...
    Lajme13 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 15:00. Ky është rendi i ditës:  
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Zoran Milanoviq i ka fituar sërish zgjedhjet presidenciale në Kroaci për një mandat pesëvjeçar. Milanoviqi fitoi 74 për qind të votave krahasuar...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Parashikuesit e motit në Kaliforni po paralajmërojnë se erërat e forta që nxitën flakët rreth Los Angeles priten të rriten përsëri këtë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.