×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrjedhja e “4 mijë dosjeve” të Speciales, deklarohen nga zyra e prokurorit të specializuar

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë nuk e ka pohuar e as mohuar mundësinë që katër mijë dosje të tyre të kenë rrjedhur në publik të hënën.

    Në lidhje me pretendimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës në Kosovë për pranimin e katër mijë dosjeve të Gjykatës Speciale të hënën në mëngjes, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë të jetë në dijeni për raportimin e mediave për këtë çështje.

    Në një përgjigje me shkrim për Gazetën Insajderi, Agnela Griep, zëdhënëse e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ka deklaruar se ZPS-ja nuk ka koment lidhur me rrjedhjen e “4 mijë dosjeve” të Speciales.

    “I kemi parasysh raportimet e mediave në lidhje me këtë çështje. Nuk kemi koment për të dhënë”, është shprehur shkrtimisht Griep.

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përmes një konference për media, ka bërë të ditur se në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, kanë pranuar një pako me 4,000 dosje nga Gjykata Speciale.

    Hysni Gucati, kryetari i OVK së UÇK-së, tha se pakon e kanë gjetur në ora 09:15 dhe se nuk e njohin personin që e ka sjellë.

    “ Në ora 9:15 ka ardhur një paketë në organizatë qe nuk e dijmë kush e ka sjellur, në këtë paketë që ka ardhur tek në, që po i shihni këto materiale janë diku 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale”, tha ai.

    Ndërsa, nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj tregoi se këto dosje janë të dhëna të dëshmitarëve të kësaj Gjykate. Sipas tij, Gjykata Speciale ka bashkëpunëtor personat që kanë kryer krime në kohën e Millosheviqit. /Insajderi.org/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Një foto e një personi është shkrepur në Kuvendin e Kosovës, teksa ai shihet se po bartë një kuti votimi. Kuvendi duket...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.