×
  • Ekonomi
  • Biznes

    Rritja ekonomike e paparashikueshme – Qeveria të identifikojë sektorët që nxisin punësim, të marr kredi

    FrontOnline
    13 Mars 2022

    Vitin e kaluar vendi shënoi rritjen më të madhe ekonomike prej gati 8%. Krejt kjo rritje sipas Naim Huruglicës, ish-drejtor i Doganës së Kosovës ka ardhur falë kontributit të diasporës.

    Por sa do të ketë rritje ekonomike për këtë vit, ai thotë se nuk mund të parashikohet sidomos pas konfliktit në Ukrainë.

    “Tash është vështirë të bëhet edhe parashikim të rritjes ekonomike sepse në realitet edhe vjet kur është thënë se ka qenë një rritje jashtëzakonisht e madhe, unë besoj se ajo rritje ka ardhur si rezultat kryesisht, mëse me thënë gati se 100% duke i’u falënderuar diasporës e cila e ka rrit kontributin e vetë në drejtim të vendit”.

    “…edhe ardhja e tyre në numra masiv çfarë s’ka qenë asnjëherë që nga përfundimi i luftës dhe ata në një mënyrë e kanë rritë konsumit, investimet dhe ashtu është rritur edhe aspekti ekonomik. Ne kemi një rritje ekonomike në eksport, nuk është që s’ia vlen të përmendet por, për me thënë se Kosova është në  vija të mira për me pas një rritje të sigurt ekonomike sidomos tash pas konfliktit Rusi-Ukrainë thuajse askush nuk mundet me dhanë një parashikim për rritje ekonomike”.

    Hurgulica thotë se rritja e pakontrolluar e çmimeve është tregues se vendi është në krizë.

    Sipas tij, Qeveria duhet t’i identifikojë sektorët të cilët mund të rrisin punësimin dhe përmes kredive të ul koston e prodhimit në disa sektorë që të nxitet zhvillimi.

    “Në momentin që ke rritje të çmimeve në mënyrë të pakontrolluar, ajo është krizë. Xhepi i qytetarit varfërohet sepse me të ardhurat që i ke t’i sot blen shumë më pak se ke ble para një viti ose para dy viteve. Çka duhet me bë, është ideja se duhet gradualisht Qeveria fillimisht t’i identifikoj sektorët potencial të cilët mund ta rrisin punësimin, mund ta rrisin prodhimin e të mirave materiale me të cilat sadopak e zbut efektin e krizës”.

    “Njerëz që thirren edhe e njohin ekonominë edhe thonë tani janë duke u shtrenjtuar çmimet duhet të rriten rrogat ose duhet të rriten shpenzimet e Qeverisë. Në realitet teoria ekonomike e thotë të kundërtën. Ti kur ke shtrenjtim të çmimeve, çdo rritje e shpenzimit publik në atë drejtim vetëm e rrit konsumin edhe e rrit çmimin. Në realitet çka Qeveria duhet me bë, është që Qeveria qoftë edhe përmes kredive duhet me siguruar fonde shtesë për me arrit me ul koston e prodhimit te disa sektorë ose me nxit zhvillimin ekonomik te disa sektorë”.

    Pandemia thotë Huruglica, por edhe prodhimi i vogël vendës kanë ndikuar në ekonominë e vendit krejt në kurriz të qytetarëve të Kosovës.

    “Ishin dy zhvillime në dy vitet e fundit të cilat në realitet janë zhvillime globale edhe Kosova nuk mundet me qenë e ndarë prej kësaj. Fillimisht pandemia, përballja me pandeminë e cila e prishi komplet zinxhirin e furnizimit domethënë u shtrenjtua jashtëzakonisht shumë transporti ndërkombëtare dhe me ta edhe produktet. Tash edhe lufta, Rusia ndaj Ukrainës edhe ajo ka me pas pasojat e veta, sepse ne pavarësisht që nuk importojmë shumë ose importojmë shumë pak nga Ukraina dhe Rusia, fakti që jemi pjesë në afërsi të Bashkimit Evropian në kontinentin evropian na prek edhe neve”.

    “Kemi pak prodhim vendor dhe çdo lëvizje që ndodh në tregun e jashtëm te ne reflektohet, është e pashmangshme domethënë çdo lëvizje në kuptimin negativ nëse ka ndonjë konflikt diku në përmasave të mëdha ose sikur sëmundja që ishte pandemia, të gjitha ato reflektime zbrazen në kurriz të qytetarëve të Kosovës”.

    Edhe ish-ministri i Financave, Haki Shatri në një intervistë për Ekonomia Online tha se si pasojë e pandemisë i nuk është menduar për zhvillim ekonomik.

    Madje sipas tij, edhe disa vendime të Qeverisë kanë ndikuar në stagnim të zhvillimit, siç është refuzimi i investimeve për gazsjellësin dhe mungesa e një strategjie për furnizim me energji elektrike.

    “Është pak vështirë me thënë se pandemia i ka çrregulluar disa veprime të Qeverisë, e kam fjalën për secilën Qeveri që ka qenë prej kur ka filluar pandemia 2019 edhe orientimet normale për zhvillim janë çrregulluar se krejt vëmendja është përqendrua në luftimin e pandemisë që ka qenë e arsyeshme. Mirëpo disi i’u ka kthyer shpina aspektit të zhvillimit ekonomik”.

    “Disa vendime të Qeverisë duken që nuk janë në favor të një zhvillimi të përshpejtuar ekonomik. E kam fjalën për zhagitja e shqyrtimit ose ngadalësimi i procedurave thjeshtë në fund edhe refuzimi i investimeve për gazsjellësin që do të ishte një investim kapital për Kosovën. Edhe sigurimi i energjisë po edhe strategjik edhe në kuptim politik edhe në kuptim ekonomik, pastaj vendimet e ngadalshme ose refuzimi ose dilemat rreth asaj çka me bë me Kosovën A, me riparuar mos me riparuar hamendjet e ndryshme, krejt këto i kushtojnë Kosovës”.

    Shatri thotë se vendi nuk jemi duke shkuar drejt një krize, por që nuk mund të ketë as zhvillim ekonomik.

    “Nuk jemi duke shku në krizë, vendimet nuk janë aq drastike sa për shembull me pru në bllokadë financiare shtetin, me kolapsu sepse funksionon Kuvendi. Qeveria e bënë një buxhet që është i balancuar, të hyrat me shpenzimet, nuk i tejkalojmë ato. Kur ka ndonjë nevojë merret ndonjë hua e jashtme, rritet borxhi publik. Po ndonjë krizë nuk ka shenja të rrezikut që mund të shkojmë, po nuk mund të shkojmë në zhvillim këtu është problemi”.

    Ish-ministri thotë që tërheqja e investimeve të huaja mund ta ndihmoj Kosovën në zhvillim, duke mos i përjashtuar as kreditë, raporton EO.

    “Vetëm tërheqja e investimeve të huaja mundet t’i garantoj Kosovës një dinamikë më të lartë të zhvillimit. Është një mundësi e mirë kreditë e jashtme, huat sepse Kosova për fat të mirë në këto vitet e pasluftës ka pas kujdes nuk është ngarkuar shumë në borxhe publike. Duhet një përgatitje paraprake, me u dit për çka po e merr”.

    “Projekti investim me të gjitha përgatitjet paraprake në mënyrë që mos me ndodh sikur qysh ka ndodh disa herë për shembull janë lejuar mjete në shuma të mëdha edhe nga dy-tri vjet nuk kanë filluar me u shpenzuar me hy në punë. Qeveria ka paguar kamata e mjetet kanë fjetur, kanë ndej kot”.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Ekonomi06 Maj 2024
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, derisa sa ka folur për situatën ekonomike në vendin tonë ka theksuar se...
    Ekonomi06 Maj 2024
    Janë rritur të gjitha çmimet e prodhimeve bujqësore. Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar shifrat e grumbullimit të çmimeve të prodhimeve...
    Ekonomi04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka treguar se përmendja e luftës mund të sjell pasoja për vendin në aspektin...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.