×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rritet numri i viktimave në luftën Azerbajxhan – Armeni

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Aleatët e NATO-s, Franca dhe Turqia, kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella të mërkurën, ndërsa tensionet ndërkombëtare janë rritur pas luftimeve më të ashpra mes Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene që nga mesi i viteve 1990-ta, shkruan agjencia Reuters.

    Në ditën e katërt të luftimeve, Azerbajxhani dhe enklave armene Nagorno-Karabakh kanë akuzuar njëra-tjetrën për granatime përgjatë vijës së kontaktit që i ndan ata në Kaukazion Jugor të paqëndrueshëm.

    Është raportuar për disa të vdekur dhe qindra të lënduar që kur filluan luftimet të dielën, që janë bartur tash përtej kufijve të enklavës, duke kërcënuar te një luftë totale mes Azerbajxhanit e Armenisë.

    Rishpërthimi i një prej “konflikteve të ngrira” nga kolapsi i Bashkimit Sovjetik ka ngritur shqetësimet për stabilitetin në Kaukazin Jugor, një korridor për transportimin e naftës dhe gazit natyror në tregjet botërore dhe ka ngritur frikën se mund të përfshihen në këtë fuqitë rajonale Rusia dhe Turqia.

    Disa nga aleatët e Turqisë në NATO janë të alarmuar me qëndrimin e Ankaras për Nagorno-Karabakhun, një territor që gjendet brenda Azerbajxhanit por udhëhiqet nga armenit, por nuk njihet nga asnjë shtet si republikë e pavarur.

    Duke përsëritur deklarimet e presidentit Recep Tayyip Erdogan, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka thënë të mërkurën se Turqia do të bëjë “çfarëdo që është e nevojshme”, kur është pyetur nëse Ankara do të ofrojë përkrahje ushtarake nëse Azerbajxhani e kërkon atë.

    Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, e ka falënderuar më vonë Turqinë për përkrahjen, por ka thënë se shteti nuk ka nevojë për ndihmë ushtarake. Ai ka thënë se luftimet do të ndalen nëse forcat armene largohen menjëherë “nga territori azer”.

    Cavusoglu në anën tjetër ka kritikuar solidaritetin francez ndaj armenëve, duke thënë se i bie që përkrahet okupimi armen në Azerbajxhan.

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shteti i të cilit ka shumë qytetarë me rrënjë armene, është kundërpërgjigjur gjatë një vizite në Letoni. Ai ka thënë se Franca është shumë e shqetësuar nga “mesazhet si të luftës” nga Turqia dhe me këo hiqet çdo pengesë për Azerbajxhanin që të ripushtojë Nagorno-Karabakhun.

    “Nuk do të pranojmë këtë”, ka thënë Macron.

    Parisi ka thënë se dëshiron që Grupi i Minskut – i udhëhequr nga Rusia, Franca dhe SHBA-ja dhe ndërmjetësuesit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit – të diskutojnë për luftimet. Liderët e BE-së po ashtu do të diskutojnë konfliktin në samitin këtë javë, është thënë nga burime nga Qeveria e Gjermanisë.

    Të mërkurën, në mediumet armene është thënë se janë vrarë tre civilë dhe lënduar disa tjerë nga një predhë që goditi në qytetin Martakert në Nagorno-Karabakh.

    Një person është vrarë dhe tre janë plagosur nga sulmi armen në qytetin Horadiz të Azerbajxhanit, është dhënë nga zyra e Prokurorit në Azerbajxhan, duke çuar shifrën totale të civilëve azerbajxhanasë të vrarë që nga e diela në 15.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Gusht 2025
    Deputet i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se Partia Demokratike e Kosovës do ta votonte për kryetar të Kuvendit Glauk Konjufcën apo Saranda...
    Lajme20 Gusht 2025
    Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë i ka arrestuar dy...
    Lajme20 Gusht 2025
    Ambasada Gjermane në Prishtinë ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëfinancimit midis komunave të Prishtinës dhe Fushë-Kosovës dhe Kompanisë Rajonale të...
    Të tjera
    Vip20 Gusht 2025
    Kryeqyteti austriak, Vjena, është shpallur zyrtarisht si qyteti mikpritës i Eurovision Song Contest 2026. Kjo do të jetë hera e tretë që...
    Lajme20 Gusht 2025
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar gjyqtarin francez Nicolas Yann Guillou, i cili ishte gjyqtar i procedurës paraprake në rastin e...
    Bota/Rajoni20 Gusht 2025
    Evropa duhet të rrisë presionin mbi Aleksandar Vuçiçin për të shmangur një tërheqje më të thellë demokratike Bordi Editorial i Financial Times...
    Kronika20 Gusht 2025
    Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia e Prizrenit, së bashku me hetuesit policor nga SP Suharekë, pas...
    Lajme20 Gusht 2025
    Inspektorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, me mbështetjen e Policisë së Kosovës, kanë realizuar një aksion ndaj konsumatorëve me borxhe të...
    Lajme20 Gusht 2025
    Policia e Kosovës në Prizren ka filluar të përdorë radarët mobilë për kontrollin e qarkullimit rrugor. Vetëm gjatë një ore kontroll në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.