×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rritet importi i mallrave, Kosova partnerin më të rëndësishëm e ka Zvicrën

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin maj 2020.

    Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (-30.9%) në muajin maj 2020, në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, gjegjësisht në vlerë prej 200.3 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 289.7 milionë eurosh, sa ishte në vitin 2019. Eksporti mbulon importin (16.2%).

    Në njoftimin e bërë për media thuhet se eksporti i mallrave në muajin maj 2020 kishte vlerën 38.7 milionë euro, ndërsa importi 239.0 milionë euro, që është një rritje prej 21.6% për eksport dhe një rënie prej (-25.7%) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.

    Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 44.2% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.4% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 8.1% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 5.5% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 5.4% e përbëjnë produktet minerale; 4.6% e përbëjnë produktet bimore; 3.6% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

    Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12.9% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.9% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.6% e përbëjnë produktet minerale; 9.1% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 6.3% e përbëjnë mjetet e transportit, etj.

    Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 15.0 milionë Euro, ose rreth 38.8% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 28.8%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (6.8%), Italia (5.2%), Britani e Madhe (3.4%), Holanda (3.4%), Suedia (3.1%), etj.

    Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 103.7 milionë Euro, ose 43.4% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-37.5%). Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania(10.7%), Italia (5.9%), Greqia (4.7%), Polonia (3.2%), etj.

    Në muajin maj 2020, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 18.3 milionë euro, ose 47.3% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 17.5%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (28.8%), Maqedonia e Veriut (8.9%), Serbia (5.1%), dhe Mali i Zi (3.2%).

    Grumbullo të dhëna shpejt dhe lehtë përmes Pyper
    E SPONSORUAR
    SHIKO VIDEON
    Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin maj 2020, arritën në 52.7 milionë euro, ose 22.1% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 4.6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (7.7%), Maqedonia e Veriut (6.1%) dhe Shqipëria (5.7%).

    Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 5.3 milionë euro, ose 13.9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmendet: Zvicra (7.4%).

    Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 82.6 milionë euro, ose 34.6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12.7%) dhe Kina (10.3%).

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.