×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rritet çmimi i importeve, ekonomistët: Goditje për bizneset e qytetarët

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2021

    Bizneset kosovare blenë më shtrenjtë produkte në tremujorin e tretë të 2021-s, sesa në atë të dytin të po të njëjtit vit.

    Çmimet e importit për periudhën korrik, gusht e shtator u rritën për 6.3 % më shumë sesa në atë, qershor, maj e prill.

    Ngritja më e madhe e çmimeve u vërejt tek metalet bazë, diku 33.5% e te ato minerale, 12.9, shkruan “Front Online”.

    Rritje u shënua edhe te produktet e tjera, ama më e vogël në për qindje.

    4.8 % të artikujt e grurit, qeramikës e qelqit, 4.4 te shtazët e gjalla dhe produktet e tyre, 3.9% tek druri dhe artikujt e tij.

    Për 3.5 % hypi çmimi i plastikës, për 3.0 % ai i mjeteve të transportit, për 2.2% tekstili dhe artikujt e tij, për 1.6% artikujt ushqimorë të përgatitur e 1.5 pijet dhe duhani.

    Sipas ekonomistit Safet Gërxhaliu, ngritjet e kësaj natyre të nxjerra nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, i godasin bizneset.

    E sipas tij, ato ndikojnë edhe në xhepin e qytetarëve, të cilët produktet i blejnë më shtrenjtë pastaj.

    “Ngritja e tillë, për sektorin prodhues është goditje direkte. Falë kësaj ka rënë edhe fuqia blerëse e bizneseve. Efektet e kësaj krize pastaj janë shumë dimensionale në aspektin negativ”, deklaroi Gërxhaliu për “Front Online”.

    Ky thotë se Qeveria duhet të bëjë më tepër, duke u dalë në ndihmë këtyre dy kategorive.

    “Qeveria duhet me ju ndihmu. Duhet t`i lë anash agjendat politike, të merret me ekonominë”, theksoi Gërxhaliu për “Front Online”.

    Shtrenjtimi i importit bëhet edhe më i theksueshëm kur krahasohet tremujori i tretë i këtij viti me atë të vitit të kaluar.

    Evidentohet një rritje prej 14.7%.

    Qytetarët disa herë gjatë këtij viti janë ankuar për rritje çmimesh në treg./Front Online/

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.