×
  • Lajme
  • Lajme

    Rriten tensionet mes Izraelit dhe Iranit pas sulmeve ajrore në Siri

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Tensionet midis Izraelit dhe Iranit janë rritur me shpejtësi ditët e fundit, ndërsa forcat izraelite përballen me militantët e mbështetur nga Irani përgjatë kufijve të shtetit hebre me Libanin dhe Sirinë. Këtë javë, këto tensione u shtuan edhe më tej kur disa luftëtarë – ndër ta edhe militantë – u vranë kur aeroplanë të paidentifikuar sulmuan një bazë siriane pranë kufirit me Irakun.

    Sulmi në Siri ndodhi ndërsa forcat izraelite ishin në gatishmëri përgjatë kufirit të tyre verior, pasi vranë katër persona të armatosur që u infiltruan nga Siria. Qëllimi i Izraelit është që të shkatërrojë çdo përpjekje të Iranit për të sulmuar duke përdorur palët e treta në Siri dhe Liban.

    “Nëse shikojmë të gjithë linjën e logjistikës, që nga industritë e Iranit, përmes Irakut, në Siri dhe në Liban, gjatë viteve të fundit Izraeli ka qenë i suksesshëm në prishjen e shumë prej këtyre aktiviteteve dhe zmbrapsjen me disa vite pas të përpjekjeve Iran-Hezbollah”, thotë Gjeneral Assaf Orion, i Institutit për Studime të Sigurisë Kombëtare (INSS).

    Sulmet më të fundit ajrore në Siri shtojnë tensionin në rritje midis Izraelit dhe Iranit.

    “Ekziston një betejë e vazhdueshme midis Izraelit dhe Iranit në lidhje me dy çështjet që janë mosmarrëveshjet kryesore midis Izraelit dhe Iranit. Njëra është, natyrisht, projekti bërthamor iranian, dhe tjetra është përpjekja e Iranit për të dislokuar forca pranë kufirit të Izraelit, për të goditur Izraelin. Këto janë dy çështje për të cilat ne i luftojmë iranianët gjatë gjithë kohës”, thotë Yossi Kuperwasser, ish-drejtor i punës kërkimore në Shërbimin e Zbulimit të Ushtrisë (IDF).

    Një shpërthim në muajin korrik dëmtoi rëndë centrifugat iraniane në Natanz. Irani fajësoi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin dhe kërcënoi me hakmarrje. Izraelitët nuk morën përgjegjësinë, por u dukën të kënaqur që programi bërthamor i Iranit ishte kthyer mbrapa në kohë.

    “Ajo që u godit ishte një strukturë ku ata montojnë centrifugat, centrifuga të avancuara. Shpresa e tyre për të arritur aftësinë për të prodhuar një armë bërthamore bazohet kryesisht në ato centrifuga, që mund ta pasurojnë uraniumin shumë më shpejt se centrifugat e tyre fillestare“, thotë zoti Kuperwasser.

    Të dy vendet janë angazhuar edhe në sulme kibernetike. Njëri sulmoi sistemin izraelit të ujit – tjetri një port iranian.

    “Kur Izraeli donte të hakmerrej për sulmin kibernetik iranian ndaj objekteve të ujësjellësit, ata zgjodhën një variant shumë të moderuar, që ishte dëmtimi, mbyllja, e një pjese të kuadrit kompjuterik të një porti iranian, duke shkaktuar disa probleme të rënda trafiku atje. Pra, ky ishte një sulm kibernetik, shumë i kufizuar në kapacitet”, thotë Ronen Bergman, gazetar i çështjeve ushtarake.

    Zyrtarët izraelitë thonë se as Izraeli dhe as Irani nuk duan një luftë veçanërisht në mes të pandemisë COVID-19, e cila po godet me forcë të dy vendet.

    Por, ata shqetësohen se tensionet në rritje mund të përhapen dhe të ndezin një konflikt. /VoA

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Kyreministri i vendit, Albin Kurti, nuk ka komentuar fare paralajmërimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili tha se brenda 72 orësh...
    Lajme10 Shtator 2024
    Në seancën fillestare të mbajtur të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, të akuzuarit Ergim Qorolli dhe Blend Mjaku pranuan fajësinë për...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se për tri vjet rreth 60 mijë nëna të reja kanë aplikuar për të marrë...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ia ka ulur dënimin ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës nga 22...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ajo do të takohet me homologun...
    Sport10 Shtator 2024
    Trajneri francez Zinedine Zidane raportohet se ka refuzuar ofertën e gjigantit anglez, Manchester United. Ish-trajneri i Real Madridit ditëve të fundit ishte...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mitrovicë të Veriut tha se nuk ka detaje rreth njoftimit për një takim...
    Lajme10 Shtator 2024
    Driton Selmanaj, deputet i LDK’së ka folur për raportet e Kosovës me aleatë. Sipas tij, Kosova njëherë ka nevojë t’i normalizojë raportet...
    Lajme10 Shtator 2024
    Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj komentoi vizitën e sotme të kryeministrit Kurti në Veri, ku u ndalë në një “fast food”. Ai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.