×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rriten eksportet dhe importet në Kosovë

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2021

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin nëntor 2021.

    Sipas ASK-së,të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 38.9% në muajin nëntor 2021, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2020, gjegjësisht në vlerë prej 361.1 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 259.9 milion Euro në vitin 2020. Eksporti mbulon importin me 16.4%.

    “Eksporti i mallrave në muajin nëntor 2021 kishte vlerën 70.6 milion Euro, ndërsa importi 431.8 milion Euro, që është një rritje prej 54.4% për eksport dhe 41.2% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020”, thuhet në raport.

    Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit e përbëjnë: 26.6% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 23.9% artikujt e ndryshëm të prodhuar; 12.5% plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.9% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6.2% produktet minerale; 3.9% produktet bimore; 3.0% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

    Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import e përbëjnë: 14.1 produktet minerale; 13.7% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 13.5% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.5% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.7% plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.7% mjetet e transportit; 6.1% produktet e industrisë kimike, etj.

    Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së (27) arritën në 19.3 milion euro, ose rreth 27.3% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 18.1%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9.8%), Italia (3.7%), Bulgaria (2.5%), etj.

    Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (27) ishin rreth 190.0 milion euro, ose 44.0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 39.0%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.7%), Italia (8.0%), Greqia (4.2%), Sllovenia (4.1%), etj.

    Në muajin nëntor 2021, eksportet e Kosovës me vendet E CEFTA-së arritën në 24.5 milion euro, ose 34.8% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 35.4%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin: Shqipëria (13.0%), Maqedonia e Veriut (12.0%), Serbia (6.0%), dhe Mali i Zi (2.9%).

    Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së, në muajin nëntor 2021, arritën në 85.2 milion Euro, ose 19.7% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 32.8%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (6.7%), Serbia (6.6%), dhe Maqedonia e Veriut (5.1%).

    Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 26.7 milion Euro, ose 37.9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (20.2%), dhe Zvicra (7.5%).

    Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 156.6 milion euro, ose 36.3%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13.2%) dhe Kina (9.3%).

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.