Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen, si e vetmja mënyrë e imunizimit kundër këtij virusi.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë COVID-19 është si vijon: nga 22098 testime, 6554 kanë rezultuar pozitivë, 6382 janë shëruar, 147 qytetarë e kanë humbur betejën, 17 pacientë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, ndërkaq 15 mostra janë në pritje për rezultat.