Grumbullimi i serbëve në Gazimestan të Obiliqit është duke vazhduar.
Tashmë kanë arritur edhe rreth 10 autobusë nga Beogradi për të festuar Vidovdanin, njofton Klan Kosova
Autobusët erdhën në përcjelljen e Policisë së Kosovës, e cila është duke përcjellur ngjarjen qysh nga fillimi.
Kujtojmë se në këtë ceremoni përkujtohet princi serb Car Llazari, që kishte vdekur në Betejën e Kosovë 627 vite më parë.