×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrënohet objekti në Zahaq, komuna e nxjerrë nga aty një të pastrehë 58-vjeçar

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Deri para një muaji, një i pastrehë 58-vjeçar kishte jetuar gjashtë vjet në objektin e vjetër të ish-Zyrës komunale të Pejës në fshat Zahaq, të cilin Komuna e Pejës e ka rrënuar në fillim të muajit gusht dhe këtë të pastrehë Komuna e kishte nxjerrë nga aty, pa i siguruar banim diku tjetër.

    Pasi Komuna nuk i kishte bërë zgjidhje për strehim, ai tregon se nuk kishte pasur ku të shkonte tjetërkund dhe ishte vetëstrehuar në palestër.

    “Edhe kam nevojë për kontrolle të përgjithshme. Kah sistemi skeletor, sistemi muskulor, sistemi nervor shumë… e kam shumë prej mërzisë e prej mundimeve, prej vuajtjeve i kam. Se i lënduar e i dëmtuar jam”, ka thënë 58-vjeçari.

    Ai nuk është i vetmi në këtë komunë që është i pastrehë dhe me probleme mendore.

    Për shkak të gjendjes së pandemisë ai e as të tjerët në të njëjtën gjendje nuk mund të shtrihen e as të trajtohen në Repartin Psikiatrik të Spitalit të Pejës.

    “Pikërisht ky është një problem të cilin e kemi hasur disa herë gjatë këtyre viteve. Me raste të tilla që janë të pastrehë nuk merret askush. Policia zakonisht i gjen nëpër rrugë dhe i bie në spital. Reparti i Psikiatrisë dhe Spitali i Përgjithshëm në Pejë nuk janë vende të strehimit për të pastrehët, por është vend ku shërohen pacientët një kohë të caktuar dhe ata prapë duhet të lirohen në shtëpi”, ka thënë Muhamet Haliti, shef i Repartit Psikiatrik në Spitalin e Pejës.

    Pas trajtimeve spitalore që u bëhet pacientëve me sëmundje mendore, të pastrehë dhe pa familje, sipas Halitit, Komuna është ajo që duhet të përkujdeset për ta.

    Në Komunë e pranojnë se nuk ka ndonjë objekt të veçantë për strehimin dhe përkujdesjen e kësaj kategorie të qytetarëve.

    “Komunat me kapacitetet që i kanë në përgjithësi është një sfidë e madhe dhe në vazhdim është e pamundur të merren me strehimin e personave me nevoja të veçanta, për faktin se nuk është vetëm puna te strehimi, sepse aty janë edhe pjesët e tjera, pastaj mirëmbajtja e objekteve, kujdesi ndaj atyre personave”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Pejës, Fatmir Asllani.

    Në Pejë ekziston vetëm një objekt që strehon dhe trajton personat e pastrehë me probleme mendore, që menaxhohet nga Qendra e Shëndetit Mendor, e cila funksionon nën ombrellën e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Por edhe ajo ka kapacitete të kufizuara për pranimin vetëm deri në dhjetë pacientë.

    Drejtuesit e saj kanë thënë se tetë nga pacientë, që janë duke u trajtuar, nuk kanë as familje që të përkujdesen për ta.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Është përkujtuar Masakra e Saradranit. 25 vjet më parë, në këtë fshat të Istogut nga forcat ushtarake, policore e paramilitare të Serbisë,...
    Lajme08 Maj 2024
    Të martën, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka njoftuar se Rusia ka kryer një sulm hibrid ndaj Kosovës. Ajo potencoi...
    Lajme08 Maj 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se nga sot ka filluar realizimi i projektit të Aerofotografimit në...
    Të tjera
    Vip08 Maj 2024
    Deklarata e djeshme e Gracianos po bënë bujë në media rozë dhe jo vetëm. Gjykimi mbi reagimin e matur të Heidit, po...
    Sport08 Maj 2024
    Fortesa Orana do të luftojë për medaljen e bronztë të Evropës. Karateistja jonë, Fortesa Orana, është një fitore larg medaljes së bronztë...
    Lajme08 Maj 2024
    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka zhvilluar një takim me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu. Gjatë...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ish-presidentin e ShBA-së, George W. Bush, të cilin e quajti si lajmëtar të Pavarësisë së...
    Lajme08 Maj 2024
    Megjithëse Asambleja Parlamentare i tha “PO” anëtarësimit të Kosovës në KiE, dje një lajm jo fort i mirë erdhi nga Këshilli i...
    Lajme08 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të 203-të, gjatë së cilës ka shqyrtuar dhe miratuar një sërë rregulloresh dhe projektligjesh...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.