×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrënohet objekti në Zahaq, komuna e nxjerrë nga aty një të pastrehë 58-vjeçar

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Deri para një muaji, një i pastrehë 58-vjeçar kishte jetuar gjashtë vjet në objektin e vjetër të ish-Zyrës komunale të Pejës në fshat Zahaq, të cilin Komuna e Pejës e ka rrënuar në fillim të muajit gusht dhe këtë të pastrehë Komuna e kishte nxjerrë nga aty, pa i siguruar banim diku tjetër.

    Pasi Komuna nuk i kishte bërë zgjidhje për strehim, ai tregon se nuk kishte pasur ku të shkonte tjetërkund dhe ishte vetëstrehuar në palestër.

    “Edhe kam nevojë për kontrolle të përgjithshme. Kah sistemi skeletor, sistemi muskulor, sistemi nervor shumë… e kam shumë prej mërzisë e prej mundimeve, prej vuajtjeve i kam. Se i lënduar e i dëmtuar jam”, ka thënë 58-vjeçari.

    Ai nuk është i vetmi në këtë komunë që është i pastrehë dhe me probleme mendore.

    Për shkak të gjendjes së pandemisë ai e as të tjerët në të njëjtën gjendje nuk mund të shtrihen e as të trajtohen në Repartin Psikiatrik të Spitalit të Pejës.

    “Pikërisht ky është një problem të cilin e kemi hasur disa herë gjatë këtyre viteve. Me raste të tilla që janë të pastrehë nuk merret askush. Policia zakonisht i gjen nëpër rrugë dhe i bie në spital. Reparti i Psikiatrisë dhe Spitali i Përgjithshëm në Pejë nuk janë vende të strehimit për të pastrehët, por është vend ku shërohen pacientët një kohë të caktuar dhe ata prapë duhet të lirohen në shtëpi”, ka thënë Muhamet Haliti, shef i Repartit Psikiatrik në Spitalin e Pejës.

    Pas trajtimeve spitalore që u bëhet pacientëve me sëmundje mendore, të pastrehë dhe pa familje, sipas Halitit, Komuna është ajo që duhet të përkujdeset për ta.

    Në Komunë e pranojnë se nuk ka ndonjë objekt të veçantë për strehimin dhe përkujdesjen e kësaj kategorie të qytetarëve.

    “Komunat me kapacitetet që i kanë në përgjithësi është një sfidë e madhe dhe në vazhdim është e pamundur të merren me strehimin e personave me nevoja të veçanta, për faktin se nuk është vetëm puna te strehimi, sepse aty janë edhe pjesët e tjera, pastaj mirëmbajtja e objekteve, kujdesi ndaj atyre personave”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Pejës, Fatmir Asllani.

    Në Pejë ekziston vetëm një objekt që strehon dhe trajton personat e pastrehë me probleme mendore, që menaxhohet nga Qendra e Shëndetit Mendor, e cila funksionon nën ombrellën e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Por edhe ajo ka kapacitete të kufizuara për pranimin vetëm deri në dhjetë pacientë.

    Drejtuesit e saj kanë thënë se tetë nga pacientë, që janë duke u trajtuar, nuk kanë as familje që të përkujdesen për ta.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.