×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Rregullat e arta për të mos u ftohur nga kondicionerët gjatë verës

    FrontOnline
    25 Qershor 2023

    Ka disa rregulla të arta që duhet ti zbatoni nëse nuk doni që të ftoheni nga kondicionerët gjatë verës.

    Ku t’i poziciononi kondicionerët

    Zgjedhja e saktë e vendndodhjes më të mirë për të instaluar njësinë e ftohjes është shumë e rëndësishme. Meqenëse ajri i ftohtë është më i rëndë dhe ka tendencë të lëvizë poshtë, ai do të përzihet me ajrin e ngrohtë i cili, duke qenë më i lehtë, do të ngrihet lart. Prandaj, është thelbësore që instalimi të bëhet në pjesën e sipërme të murit që keni zgjedhur.

    Ashtu siç është e rëndësishme të shmangni mbulimin e kondicionerit kur ai është në punë. Çdo gjë e vendosur përpara tij do të veprojë si një pengesë që parandalon përhapjen e saktë të ajrit;

    Stop temperaturave polare

    Krahasuar me ‘klimën’ e jashtme është gjithmonë e këshillueshme ulja e temperaturës së brendshme me 3 gradë. Në këtë mënyrë, përveç shmangies së ndryshimeve të papritura të temperaturës, reduktohet edhe konsumi i energjisë. Për më tepër, nëse është e mundur, është më mirë të preferoni mënyrën e dehumidifikimit. Vapa e verës shpesh perceptohet si e zjarrtë për shkak të përqendrimit të tepërt të lagështisë në ajër.

    Duhet një kondicioner në çdo dhomë

    Le të hedhim poshtë një mit, një kondicioner i vetëm i madh dhe i fuqishëm nuk mund të ftojë disa dhoma.

    Gjithashtu klima ideale arrihet vetëm kur ambienti që vendosim të ftohim ka dyer dhe dritare të mbyllura. Nëse këto janë të hapura, ajri i nxehtë do të bashkohet me atë të ftohtë dhe do të tundoheni të ulni kondicionerin me disa gradë, duke përftuar kështu vetëm dy aspekte: shpenzimin e energjisë dhe parehatinë.

    Ndizni një herë dhe mbani temperaturën konstante

    Ndezja dhe fikja e vazhdueshme e kondicionerit jo vetëm që shpërndan freskinë e arritur, por ndihmon në rritjen e konsumit të energjisë. Më mirë, pra, të ndizni vetëm një herë dhe të vendosni temperaturën në mënyrë që të mbetet konstante gjatë gjithë ditës. Më pas, gjatë natës, duke aktivizuar opsionin e gjumit në telekomandë, kondicioneri redukton aktivizimin e tij në minimum.

    Mos neglizhoni mirëmbajtjen e kondicionerëve

    Pastërtia është gjithçka. Para se të ndizni, këshillohet të pastroni filtrat e ajrit dhe ventilatorët të cilët paraqesin barriera ndaj viruseve, baktereve dhe pluhurit. Mirëmbajtja e kondicionerit dhe kontrolli i ftohësit nga teknikë profesionistë duhet të kryhet në mënyrë periodike, me një frekuencë që varion nga 2 deri në 4 vjet, në varësi të llojit të furnizimit me energji dhe fuqisë termike të sistemit.

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.