×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Rrëfimi nga Besia: Babai i 23-vjeçarës së vdekur thotë se vajzën mund t’ia ketë vrarë dikush

    FrontOnline
    02 Tetor 2019

    E marta kishte qenë dita e fundit e jetës për B.Osmanin, 23-vjeçare nga fshati Besi, komuna e Prishtinës. Ajo u gjet e shtrirë në oborrin e shtëpisë mbrëmjen e 1 tetorit. Në pjesën e kokës 23-vjecarja ka pasur një plumb, vrima e të cilit nuk ka qenë dalëse. Familja e saj nuk po beson se vajza iu vetëvra. Po thonë se dikush mund ta ketë mbytur atë. Express ju sjellë rrëfimin nga Besia. Aty ku askush nuk po e di se çka ndodhi me fatin e B.Osmanit të ndjerë.

    Me lot në sy po e pret kamionetën e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Në të gjendet trupi i vajzës së tij të ndjerë, 23-vjeçares, B.Osmani. Ajo në rrethana ende të paqarta ndërroi jetë mbrëmë në oborrin e shtëpisë së saj në fshatin Besi.

    Si vajzë të qetë dhe të urtë po e përshkruajnë fqinjët 23-vjeçaren. Në trupin e saj, saktësisht ne regjionin e kokës iu gjet një plumb i cili dyshohet që u shkrep nga një armë. Por si erdhi deri tek shkrepja e armës, ende nuk po e di askush.

    Gazeta Express sot ka qëndruar në familjen e B.Osmanit të ndjerë. Ata po deklarojnë se nuk e dinë se si iu vdiq vajza. Babai i saj, i tha gazetës se nuk e di se çka ndodhi me vajzën e tij.

    Megjithëkëtë, ai hedh dyshime se vajzën mund t’ia ketë vrarë dikush.

    “Nuk po di asgjë. Qysh ka ardhë deri te kjo punë për besë nuk e di. Unë nuk po besojë që çika jem e ka vra vetën. Dikush i ka ba diçka”, i tha Gazetës, babai i së ndjerës.

    E vajza e dytë e familjes Osmani nga Besia e Prishtinës, sipas familjes nuk kishte pasur probleme me askënd.

    Ndërkaq fqinjët e tjerë të kësaj familjeje deklarojnë se nuk kanë asnjë lloj kontakti me familjen e së ndjerës. Ata thonë se familja Osmani është familje e mbyllët dhe se për arsye të ndryshme nuk kanë kontakte me ta.

    “Nuk e dimë se çka ndodhi. Ne nuk endemi me këtë familje”, thonë fqinjët.

    E ndërkaq, detaje për viktimën ka dhënë për Express sot gjatë ditës, mjeku kujdestar i QKUK’së i cili ka pranuar viktimën, doktori Sami Bajqinca.

    “Mund t’ju konfirmoj se rreth orës 20:00 në Klinikën Emergjente të QKUK-së ka ardhë një paciente pa shenja jete. Në kokë viktima kishte pasur një plumb. Ekipet kujdestare të emergjencës e kanë konfirmuar vdekjen e saj”, ka thënë për Express mjeku kujdestar në QKUK.

    E ndërkohë, Mjekësia Ligjore tashmë e ka kryer analizën e obduksionit në trupin e viktimës. Trupi i saj, i është dorëzuar familjes për ceremoninë mortore.

    Me rastin tashmë është duke u marrë edhe prokuroria e shtetit. Këta të fundit kanë deklaruar se rastin po e hetojnë ende.

    “Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë, me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për obduksion, dhe jemi në pritje të rezultateve”, kanë deklaruar nga Prokruoria.

    Express mëson se hetuesit kosovarë rastin po hetojnë në dy pista si shtytje në vetëvrasje apo vrasje.

    Ndryshe, edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar për Express se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe se dyshimet e para janë se ajo është qëlluar me armë zjarri.

    “Rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën se ekipi mjekësor në QKUK, ka konstatuar vdekjen e një personi (femër). Viktima sipas të dhënave fillestare, dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./Front Online/

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.