×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi mes lotësh i Ferdonije Qerkezit në 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës

    FrontOnline
    13 Qershor 2020

    “Pritjet e mia më të mëdha janë që bashkëshortit dhe dy djemve t’ua gjejnë trupat dhe të kthehen në vendin e vet dhe të varrosen qysh e kemi adet ne shqiptarët myslimanë”.

    Ferdonije Qerkezi jeton e rrethuar me fotografi të cilat ia kujtojnë bashkëshortin Halimin, djemtë Artanin, Armendin, Ardianin dhe Edmondin – familjarë këta që iu morën nga forcat serbe dhe nuk iu kthyen të gjallë.

    Me një rrëfim mes lotësh në Edicionin Special në Klan Kosova, pikërisht 21 vjet pas çlirimit të Kosovës nga forcat e NATO-s, ajo ka thënë se në atë kohë kishte emocione të përziera.

    Kjo për arsye se ajo i ishte gëzuar lajmit që po shpëtohet populli i Kosovës, por në anën tjetër ajo po e priste kthimin e familjarëve të saj.

    “Kam qenë në shtëpinë e vëllait kur kanë lajmëruar se po hyn KFOR-i, ne prej gëzimit se po vijnë bashkëshorti dhe djemtë dolëm për t’i pritur ata. Mirë se shpëtoi populli i Kosovës, por kujtuam se edhe djemtë tanë po vijnë sepse thoshin që edhe pengjet po lirohen”.

    “Në qershorin e vitit 1999, kemi pritur që po na kthehen bashkëshorti me djemtë dhe të gjithë djemtë e Gjakovës që janë marrë peng, por ata nuk u kthyen më. Ne kemi mbetur ndërmjet katër mureve”.

    Nëna Ferdonije thotë se pritjet e saj më të mëdha janë që të kthehen trupat e bashkëshortit dhe dy djemve të saj në vendin e tyre për t’u varrosur sipas traditës.

    “Pritjet e mia më të mëdha janë që bashkëshortit dhe dy djemve t’ua gjejnë trupat dhe të kthehen në vendin e vet dhe të varrosen qysh e kemi adet ne shqiptarët myslimanë. Ne presim nga institucionet që të punojnë më shumë, sepse nuk kanë punuar sa duhet në këtë drejtim”.

    Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se në 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës, asnjë nga zyrtarët e lartë shtetëror nuk e ka vizituar atë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.