×
  • Sport
  • Sport

    Rrëfimi ekskluziv i Taulant Hodajt në “Favorit”: Nga Rumania deri te përfshirja e Milan Radoiçiq në futbollin kosovar

    FrontOnline
    07 Prill 2025

    Ish-sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj ka qenë i ftuar në emisionin “Favorit” që transmetohet në T7, përmes një lidhje direkte.

    Ai ka rrëfyer ekskluzivisht në “Favorit” për veprimet e Milan Radoijqiqit e deri te sjelljet e kryetarit Agim Ademi pas rastit në Rumani.

    “Unë kam tentuar që problemet e FFK-së t’i rregulloj përbrenda, jam munduar me mish e me shpirt, mirëpo sa herë i kam adresuar, kam hasur në vesh të shurdhër. Kulmi ishte në Rumani, kur kryetari Agim Ademi e disa anëtarë të FFK-së u futën në zhveshtore e kërcënuan lojtarët. Aty e kam parë që nuk mund të jem në atë vend”, ka thënë ai fillimisht në “Favorit”.

    “Më pas, kur shkuam në CAS për rastin në Rumani, kryetari Ademi nuk i lejoi lojtarët e as anëtarët e tjerë të FFK-së të dëshmojnë,  edhe pse kemi pas mundësi të mira për të fituar”, shtoi Hodaj.

    Tutje, ai konfirmoi se krimineli, Milan Radoijqiq ka qenë i përfshirë me një strukturë ilegale të Serbisë në Kosovë.

    “Milan Radoijqiq ka qenë kryetar i Federatës së Futbollit për të Ashtuquajtërën Kosovë dhe Metohijë, kjo ka qenë publike, madje kanë pasur edhe faqe të Facebookut”, tha ai.

    Hodaj nuk i kurseu kritikat për FFK-në, për të cilën tha se nuk ka fare profesionalizëm.

    “Kur i kam parë skandalet e njëpasnjëshme, ka qenë momenti i reflektimit për mua. Aty nuk ka profesionalizëm, unë kam dashur t’u ndihmoj, mirëpo nuk kanë dashur ndihmën. Prej mosdijës, aty krijohen e plasin skandale”, shtoi Hodaj.

    Nga Rubrika
    Sport27 Prill 2025
    Një sulm fizik dhe verbal mbi një futbollist 15-vjeçar të komunitetit ashkali gjatë një ndeshjeje futbollit në Obiliq, ka nxitur reagime të...
    Sport27 Prill 2025
    Barcelona ka bërë një hap tjetër më afër ëndrrës së saj për tre trofe këtë sezon, duke fituar 3-2 në finalen e...
    Sport26 Prill 2025
    Finalja e Kupës së Mbretit i vuri përballë Barcelonën e Real Madridin. Në “Estadio La Cartuja”, Barcelona është e para që ka...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2025
    Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një shtetasi të Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se tentoi të hyjë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur Kievi propozoi një armëpushim 30-ditor, ka thënë presidenti...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se sot shënuan 27 Prillin, Ditën e të Zhdukurve me Dhunë, duke bërë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Lajme27 Prill 2025
    Një fëmijë ka humbur në qytetin e Gjilanit. Familjarë të tij kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët e vendit në gjetjen e tij....
    Lajme27 Prill 2025
    Pas reshjeve intensive të shiut që përfshinë qytetin e Pejës dhe shkaktuan daljen nga shtrati të disa kanaleve, autoritetet lokale kanë bërë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.