×
  • Sport
  • Sport

    Hansli Flick flet për dy trofetë e radhës që Barcelona mbetet në garë, La Ligën dhe Ligën e Kampionëve

    FrontOnline
    27 Prill 2025

    Barcelona ka bërë një hap tjetër më afër ëndrrës së saj për tre trofe këtë sezon, duke fituar 3-2 në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Real Madridit. 

    La Blaugrana u rikthye kundër rivalëve të tyre të ashpër në El Clasico pasi Jules Kounde rrëmbeu fitoren në fazat e fundit të kohës shtesë. 

    Kjo shkaktoi skena zemërimi në bankinën e Real Madridit, me tre lojtarë të përjashtuar, me mundësinë e suspendimeve të shumta. 
    Teksa Barcelona festonte, Hansi Flick e ktheu shpejt vëmendjen në hapin tjetër të sezonit, pasi orari i Barcelonës mbetet i mbushur. 

    Flick siguroi Superkupën e Spanjës në fillim të vitit 2025, me një fitore ndaj Real Madridit në Arabinë Saudite, por Kupa e Mbretit është titulli i tij i parë i madh në klub. 

    Ish-trajneri i Bayern Munichut është në rrugë për tripletë në sezonin e tij debutues, me një epërsi të mirë ndaj Los Blancos në garën për titull dhe një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. 

    Barcelona është katër pikë larg kampionëve në fuqi me pesë ndeshje për të luajtur dhe luan ndaj Interit në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve më 30 prill. 

    “Kanë mbetur edhe dy ndeshje për të arritur në pikën për të fituar Ligën e Kampionëve, por sot ishte fantastike”. 

    “Ishte një atmosferë e mrekullueshme. Jam shumë i lumtur që mund të festoj një fitore të madhe kundër Real Madridit me ekipin tim dhe kjo na jep besim për të vazhduar dhe për të fituar më shumë”, deklaroi Flick. 

    Flick do të kërkojë të balancojë skuadrën e tij në garë, me një data kyçe në orar, ku sërish pret në shtëpi Real Madridin më 11 maj, ndeshje që vendosë nëse titulli do të mbetet në Madrid apo do të shkojë në Katalonjë. 

    Nëse Flick kalon Interin, Barcelona do të përballet ose me ish-trajnerin Luis Enrique dhe PSG-në ose me Arsenalin e Mikel Artetës në finalen e Mynihut. /Telegrafi/  

    U prezantua “Master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”
    Nga Rubrika
    Sport19 Maj 2025
    E ardhmja e Edon Zhegrovës në Lille po hyn në një fazë vendimtare, ndërsa interesimi për yllin kosovar po rritet nga disa...
    Sport19 Maj 2025
    As Interi e as Napoli nuk kanë arritur të shënojnë fitore në xhiron e parafundit në Serie A, duke humbur mundësinë për...
    Sport18 Maj 2025
    Pas përfundimit të kontratës me Manchester City, mesfushori belg Kevin De Bruyne ka konfirmuar se është në bisedime me klube të ndryshme...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar sot nga Policia në Njësinë e Patentë-Shoferëve në Prishtinë, ku...
    Vip19 Maj 2025
    Gjesti gjatë një koncerti të fundit është përballur me një situatë të pazakontë që mori vëmendje të madhe. Teksa po performonte live...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Putin thotë se telefonata me Trump ishte informuese dhe e sinqertë, raportojnë mediat shtetërore ruse. Sipas mediave shtetërore ruse, Vladimir Putin ka...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Presidenti Donald Trump ka thënë se telefonata e tij me Vladimir Putinin “shkoi shumë mirë” dhe Rusia e Ukraina “do të fillojnë...
    Lajme19 Maj 2025
    Krahas angazhimeve të shumta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe përkushtimit të vazhdueshëm për parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve...
    Lajme19 Maj 2025
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me zëvendëskryeministrin e Kurdistanit në Irak, Qubad Talabanin. Përmes një postimi në Facebook,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.