×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rrëfehet mësuesja ujgure: Autoritetet kineze na sterilizuan me detyrim

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Një mësuese që ishte detyruar të jepte mësim në kampet e internimit në Zinjiang të Kinës ka thënë se ajo është sterilizuar me detyrim si pjesë e fushatës së qeverisë kineze për uljen e numrit të lindjeve nga gratë e pakicës myslimane.

    Mësuesja e quajtur Qelbinur Sidik tha se pjesë e shtypjes nuk janë vetëm gratë që janë në moshën më të përshtatshme për të mbetur shtatzëna, por edhe ato që ishin shumë përtej kësaj moshe.

    Sipas mesazheve që kishte marrë nga autoritetet lokale, ajo tha se gratë e moshës nga 19 deri 59-vjeçare duhet të kenë pajisje intrauterinare në trup ose t’i nënshtrohen sterilizimit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

    Në vitin 2017, zonja Sidik ishte 47-vjeçare dhe vajza e saj e vetme ishte studente në universitet, kur autoritetet lokale kishin këmbëngulur se gruaja duhet të vendosë pajisje të ashtuquajtur IUD për ta parandaluar shtatzëninë e mundshme. Vetëm pak më shumë se dy vjet më vonë, ajo u detyrua t’i nënshtrohet sterilizimit.

    Ajo ia tregoi mesazhin e autoriteteve lokale gazetës The Guardian. Në këtë mesazh shkruhet: “Nëse ndodh diçka, kush do të marrë përgjegjësi për ty? Mos luaj me jetën tënde, as mos provo. Këto gjëra nuk kanë të bëjnë vetëm me ty. Ti duhet të mendosh për anëtarët e familjes tënde dhe të afërmit përreth teje. Nëse lufton me ne në derën tënde dhe refuzon të bashkëpunosh me ne, ti do të shkosh në stacion policor dhe do të ulesh në karrigen e metaltë”.

    Sidik tha se në ditën kur i ishte caktuar kontrolli te mjeku, në spital nuk kishte gra të përkatësisë etnike kineze duke pritur në radhë për kontrollin e detyrueshëm.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Është gjetur pa shenja jete një burrë 57-vjeçar në fshatin Bruz Zallë të Malësisë së Krujës. Bëhet e ditur se ai ishte...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një helikopter i një spitali u rrëzua mëngjesin e së dielës në Turqinë jugperëndimore, duke vrarë të katër personat në bord. Dy...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në Facebookun e tij pamje nga Porti i Durrësit. Ai është shprehur se numri i...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në Muçibabë po zgjasin një orë. E në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një 69-vjeçar ka humbur jetën sot në Korçë, pasi ka rënë nga rimorkio e traktorit. Policia ka bërë të ditur se 69-vjeçar...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj...
    Hulumtime22 Dhjetor 2024
    Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së 19-të në LaLiga. Golin e ka shënuar kush tjetër...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimit, ky kryeministri Albin Kurti dha njoftimin se Ministria e Financave po ndan për...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sot, në një bashkëbisedim të zhvilluar në Gjilan me veteranë të UÇK-së dhe pensionistë të FSK-së,  kandidati per deputet i  PDK-se ,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.