Dy persona janë lënduar, pas një rrahje që ka ndodhur në rrugën 28 Nëntori në Fushë Kosovë.
Lajmin për FrontOnline, e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Sipas policisë, personat e lënduar janë dërguar për trajtim, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.
“Rreth orës 14:10 Policia ka pranuar informatën për një rrahje ne progres ne rrugën 28 Nëntori , ne Fushe Kosove. Njësitet policore kane dal ne lokacion, përderisa raportohet për dy persona te lënduar nga ndonji mjet i mprehtë, te cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Hetime lidhur me motivet e incidentit dhe rrethanat tjera janë ne progres nga njësitet kompetente policore dhe pas raportimeve shtesë do te njoftoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e Policisë.