×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Rrahje në Deçan, katër të arrestuar

    FrontOnline
    02 Tetor 2019

    Policia e Kosovës në Deçan kanë arrestuar katër persona të dyshuar pasi gjatë një rrahje, kanë lënduar rënd një person.

    Sipas Policisë, më 29 shtator, në fshatin Irzniq të komunës së Deçanit, ishte një rast i rrahjes, ku personat e dyshuar ishin larguar nga aty, ndërsa një person viktimë ishte dërguar në QKMF Deçani për t’i ofruar ndihmën adekuate mjekësore.

    “Hetuesit menjëherë kanë kontaktuar viktimën dhe nga mjekët janë njoftuar se viktima kishte lëndime të rënda në kokë, por ishte jashtë rrezikut për jetën, edhe pse ishte i goditur nga shufra e metalit. Hetuesit menjëherë janë vënë në kërkim të dyshuarve dhe kanë arrestuar dy të dyshuar, shtetasit V.H. (1990) dhe një person i mitur. I dyshuari i parë është ndaluar, ndërsa i mituri me vendim të prokurorit shtetit lirohet në procedurë të rregullt. Gjatë zhvillimit hetimeve hetuesit kanë identifikuar edhe dy të dyshuar të inkriminuar në ketë rast, dje kanë arrestuar shtetasit V.H.(1994) dhe G.H.(1989), të cilët pas intervistimit janë ndaluar me vendim të prokurorit shtetit, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatën e Policisë./Front Online/

     

     

    Nga Rubrika
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Vip03 Mars 2026
    Scream 7 shënoi debutimin më të suksesshëm në historinë e serisë, duke arkëtuar 97.2 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.