Në Burgun e Dubravës, një person dje është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur për të.
Në raportin e policisë thuhet se si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor.
Policia ka thënë se rasti është nën hetime, por nuk ka treguar në raport se a bëhet fjalë për ndonjë të burgosur.