Një person është arrestuar në Pejë, pasi ka sulmuar një tjetër.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje që kanë pasur mes vete.
“Pejë, 09:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raport./Front Online