Ndërsa Liga e Kampionëve nis këtë javë me ndeshjet kualifikuese, UEFA ka njoftuar planin e saj për të nderuar Cristiano Ronaldon me një çmim special.
Në një deklaratë nga shtëpia e futbollit evropian thuhet se presidenti, Aleksander Ceferin do të nderojë portugezin si shenjë njohje të trashëgimisë së tij të jashtëzakonshme në kompeticionin më prestigjioz në botë.
“Arritjet e Ronaldos në kompeticionin kryesor të klubeve evropiane – të arritura gjatë më shumë se 18 viteve – do të njihen gjatë ceremonisë inauguruese 2024/25 të Ligës së Kampionëve me 36 ekipe të fazës së shortit, e cila do të zhvillohet të enjten më 29 gusht në Grimaldi të Monakos”.
Cristiano me të vërtetë vendosi emrin në Ligën e Kampionëve me golat e tij, ndërsa Messi dominoi garën me dhunti, driblime dhe gola. /Telegrafi/