×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë faktet për përkrahjen e Iniciativës Rome nga Lista Serbe (Statistikat)

    FrontOnline
    19 Shkurt 2021

    Ia bëri sefte për herë të parë garës zgjedhore më 14 shkurt 2021.

    Por, kjo nuk u bë aspak telash që subjekti politik i sapo formuar “Romani Iniciyativa” të shënojë një sukses të jashtëzakonshëm.

    Partia rome e cila drejtohet nga Gazmen Salijevic të dielën e kaluar arriti të fitojë mbi 3 mijë e 800 vota. Por, formula sesi arriti të grumbullojë një numër kaq të madh votash ka nxitur dyshime.

    Dyshimet janë se edhe Iniciativa Rome është përkrahur nga Lista Serbe, njejtë siç po dyshohet që është përkrahur partia e Adriana Hoxhiq, e cila në komunat ku nuk jeton asnjë pjesëtar i komunitetit boshnjak ka arritur të sigurojë mijëra vota, raporton Front Online.

    Kështu tregojnë rezultatet e KQZ-së kur krahasohen me statistikat  e regjistrimit të popullsisë në vitin 2011.

    Qindra vota për partinë rome në Komunat ku s’ka romë

    Në Ranillug, Partesh, komuna këto ku sipas statistikave të regjistrimit të popullsisë së vitit 2011 të Agjencisë Kosovare të Statistikave, s`ka asnjë anëtar të komunitetit rom, Iniciativa Rome  ka marrë në total 287 vota. 199 vota në të parën dhe 88 në të dytën, raporton Front Online.

    Dyfish më shumë vota sesa që ka banorë, partia “Romani Iniciyativa” ka marrë edhe në Graçanicë. Ajo është votuar gjithsej 1620 herë, ndonëse sipas të dhënave të ASK-së, këtu jetojnë vetëm 745 romë.

    Situatë e njëjtë shihet edhe në Kllokot, ku Iniciativa Rome ka marrë 147 vota, ani pse të regjistruar në 2011 janë vetëm 9 qytetarë romë.

    Trendi vazhdon njëjtë edhe në Kamenicë. Në këtë komunë, partia e Salijevic ka marrë 278 vota, 38 më shumë sesa që është numri i përgjithshëm krejt anëtarëve të komunitetit rom në këtë komunë në vitin 2011.

    Ngjashëm ka ndodhur edhe në Novobërdë, ku kjo parti e re e romëve ka grumbulluar 215 vota, trefish më shumë sesa numri i banorëve romë në këtë komunë në vitin 2011 e që është 63.

    244 herë kjo parti është votuar edhe në Leposaviq, kurse 210 në Mitrovicën Veriore, mirëpo për këto komuna nuk ka të dhëna se sa janë të populluara me romë.

    Krejt kjo situatë ka ngritur dyshimet e bazuara se subjekti politik që përfaqëson Salijevic është përkrahur nga Lista Serbe më 14 shkurt 2021.

    Kjo e fundit, që kontrollohet direkt nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, synon që grupi i saj parlamentar të ketë më shumë se 10 deputetë e që do të ishte rekord.

     Salijevic : Nuk bashkëpunojmë as me serbët e as me shqiptarët!

    Bashkëpunimin mes “Listës Serbe” dhe “Romani Iniciyativa” e ka mohuar për Front Online, vetë kryetari i kësaj të fundit, Gazmen Salijevic.

    “Mund të thonë çfarë të dojnë, por kjo nuk është e vërtetë aspak. Ne nuk jemi duke bashkëpunuar as me serbë e as me shiqptarë. S`kemi as kontakt e as marrëveshje me Listën Serbe”, tha ai shkurt për Front Online.

    Strukturat e partisë, sipas tij, do të vendosin nëse do të kenë bashkëpunim me Kurtin që ka fituar deri tash 48 % të votave të shqiptarëve.

    “Duhet të flasim me romët e mi dhe mundemi me fol pastaj”, tregoi ai për Front Online.

    Komuna e vetme ku statistikat e ASK-së për popullsinë përputhen me ato të votuesve është Lipjani.

    Këtu partia e Salijevic është përkrahur me 270 vota nga gjithsej 342 banorë romë.

    Ndryshe, sipas ASK-së, në Kosovë jetojnë rreth 8 mijë e 800 pjesëtarë të komunitetit boshnjak, ndërsa vetëm Salijevic ka siguruar votat e mbi 3800 prej tyre.

    Në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë garuar edhe tri parti të tjera rome.

    Front Online më herët nxori në pah faktet që dëshmonin se partia tjetër, veçse e komunitetit boshnjak “UH Adriana Hodzhiç” ka arritur të sigurojë mijëra vota, po ashtu, në komunat ku s’ka asnjë pjesëtarë të komunitetit boshnjak, të cilin e përfaqëson ajo.

    Faktet që dëshmojnë se partia e Adriana Hoxhiq është përkrahur nga Lista Serbe (Statistika)

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Ka filluar të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin-Potokut. Në seancë po merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kurti paralajmëron nga Berlini zgjidhje për Asociacionin dhe votim për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë Kryeministri Albin Kurti...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Qeveria Kurti, gjatë këtij mandati i kanë bërë ‘pikë e...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar rënien e fashizmit në Itali më 1945 e rënien e diktaturës në Portugali, tha se partia e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.