×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rizvanolli e bindur se vaksinimi në masë do të ndikojë pozitivisht në rimëkëmbjen ekonomike

    FrontOnline
    20 Qershor 2021

    Ministrja e Ekonomisë Artanë Rizvanolli, theksoi se rimëkëmbja ekonomike shkon përtej mandatit të një ministrie.

    Ajo shprehet e bindur se vaksinimi në masë, proces ky që ka filluar ditë më parë, do të ndikojë pozitivisht në rimëkëmbjen ekonomike.

    “Është e rëndësishme për të zhvilluar një ekonomi të barabartë në kuptim të shpërndarjes së të ardhurave për të zhvilluar një ekonomi e cila është më me pak ndikim ambiental dhe kjo është synimi i Qeverisë tonë. Kemi një fat të madh që me menaxhim të pandemisë ne kemi një situatë më të mirë dhe jemi shumë të lirë të jetojmë në një atmosferë normale dhe kjo është gjëja më e rëndësishme sa i përket rimëkëmbjes ekonomike. Mirëpo edhe nga ana tjetër edhe ardhja e vaksinave dhe fillimi i vaksinimit në masë të madhe i popullatës do të ndikojë pozitivisht në këtë aspekt”, tha ajo.

    Sipas saj, ndër prioritetet e ministrisë që ajo drejton mbetet sektori i energjisë. Ajo ka pasur kritika për qeveritë e kaluara për mosinvestim në këtë fushë.

    Rizvanolli ka paralajmëruar stabilizim të gjendjes në ndërmarrjen Trepça si dhe një plan 10 vjeçar për digjitalizimin, raporton EO.

    “Ndër prioritete kryesore i ministrisë është sektori i energjisë, i cili ofron zgjidhe shumë të shpejta dhe është në një gjendje të vështirë për shkak të mungesës së vendimeve ose vendimeve të gabuara që janë ndërmarrë dhe jemi kthyer dy hapa prapa gjatë njëzet viteve të fundit dhe gjendemi në një situatë kur duhet të merren vendime të mëdha ku duhet të bëhet strategjia e energjisë e cila do të ndikojë jo vetëm në sektorin e energjisë, por gjithë ekonomisë në dekadat e ardhshme dhe ne kësaj i japim rëndësi të madhe”.

    “Këtu jemi të dedikuar të marrin parasysh trendët botërore duke marrë parasysh ndryshimet klimatike dhe të minimizojnë ndikimin negativ ambiental të sektorit të energjisë. Mirëpo nga ana tjetër duhet të jemi edhe realist në planifikimin që e bëjmë drejt ekonomisë së gjelbër, energjisë së gjelbër dhe të marrim parasysh ndikimin e vendimeve tona në tarifat që do të paguajnë konsumatorët si bizneset poashtu edhe amvisëritë dhe kjo do të jetë një sfidë për ne si ministri e ekonomisë dhe Qeveri”.“Në sektorin e minierave e para do të jetë stabilizimi i ndërmarrjes Trepça. Në sektorin e TIK-ut jemi duke investuar në infrastrukturë, por nga ana tjetër edhe në bërjen e politikave për dhjetë vjetët e ardhshme për agjendën e digjitalizimit dhe në zhvillimin e shkathtësive të të rinjve”, shtoi Rizvanolli.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.