×
  • Vip
  • Vip

    Rita Ora vazhdon të shkëlqejë në “The Voice Australia”, duket e mrekullueshme në natën gjysmëfinale

    FrontOnline
    24 Shtator 2023

    Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon të shkëlqejë në spektaklin “The Voice Australia”.

    Për të tretin vit radhazi, interpretuesja e hitit “Let You Love Me” është përzgjedhur të jetë trajnere e talenteve të reja.

    Rita pati një paraqitje të mrekullueshme edhe në mbrëmjen e fundit të këtij spektakli, ku u mbajt nata gjysmëfinale.

    Foto: Rita Ora/Instagram

    Ajo publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi nga paraqitje në këtë mbrëmje, ku 32-vjeçarja është dukur mjaft tërheqëse.

    E veshur me një fustan të zi me një krahë dhe me disa fije të bardha të nxjerra te kofsha tjetër, Rita bëri që të gjithë sytë të ishin te ajo.

    Foto: Rita Ora/Instagram

    “Çfarë spektakli The Voice Australia. Nuk jam gati për finalen javën tjetër. Për kë jeni duke votuar”, shkroi Ora në mbishkrimin e këtyre fotografive.

    Reklama
    Foto: Rita Ora/Instagram

    Në kuadër të angazhimit të saj në televizion, Rita përveçse në spektaklin australian, do të jetë e angazhuar këtë sezon edhe në formatin amerikan të spkektaklit shumë të ndjekur, “The Masked Singer”, si anëtare e jurisë. /Telegrafi/

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pas kurorizimit të dashurisë së tyre kanë vendosur të organizojnë një dasëm madhështore. Pak ditë nga...
    Vip11 Tetor 2024
    ‘Krisja’ në marrëdhënien e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë përgjatë muajve të fundit....
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Teuta Kurti ka njoftuar ndjekësit se ka humbur babain. Njoftimin për ndarjen nga jeta të babait të saj, Ismet Kurtit, këngëtarja...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Deputeti Enkelejd Alibeaj prezantoi sot parimet e partisë së re të quajtur “Djathtas 1912”, parti e krijuar nga ai së bashku me...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Një person është therur me thikë pasditen e së shtunës në Tiranë, pas një konflikti të momentit me një person tjetër. Ngjarja...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Kryeministri maqedonas dhe përfaqësuesit e koalicionit VLEN paralajmërojnë miratimin e një ligji të ri për përfaqësimin e shqiptarëve në organet shtetërore. Kjo...
    Lajme12 Tetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2023. Ministri i Financave ka thënë se rritja...
    Sport12 Tetor 2024
    Rumania ka arritur fitore si mysafire në Qipro, duke triumfuar me rezultat 0-3 në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës...
    Sport12 Tetor 2024
    Zvicra e ka pësuar edhe humbjen e tretë në po aq ndeshje në Ligën e Kombeve. “Helvetikët” u mposhtën 2:0 nga Serbia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.